E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, përplaset nga motoçikleta, në gjendje të rënë 10-vjecari

GRAMSH- Një 10 vjeçar u plagos rëndë mesditën e sotme, pasi u përplas nga një motoçikletë teksa ecte në këmbë në aksin rrugor Pishaj-Gramsh. Burime të Policisë lokale bënë të ditur se, "10 vjeçari me iniciale R.B, banues në lagjen "Sporti" Gramsh, u përplas nga një mjet tip motoçikletë pa targa, që drejtohej nga Armand Boja, 25 vjeç, banues në fshatin Cërunjë, Komuna Pishaj-Gramsh".

Sipas burimeve, i mituri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë për jetën. Mësohet se drejtuesi i motoçikletës, u shoqërua pranë ambienteve të Komisariatit Policisë Gramsh, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet në ngarkim të kësaj çështjeje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›