E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët pijedashës! Por 7 % e teprojnë

Një pjesë e mirë e shqiptarëve
janë pijedashës,
ndërkohë që një përqindje,
relativisht e lartë, është më
shumë se sa kaq.
Të dhënat e fundit të Ministrisë
së Shëndetësisë japin shifra
të cilat janë në rritje vit pas viti.
Të rinj, adoleshentë, mosha e
dytë apo mosha e tretë, në total
rreth 7 për qind e shqiptarëve
konsumojnë alkool duke e kaluar
masën normale.
Me të gjitha impaktet negative
serioze sociale dhe shëndetësore,
konsumi i alkoolit vazhdon të
ndjekë një kurbë në rritje.
Të dhënat e rendisin alkoolin
etilik në substancën psikoaktive
më të konsumueshme në vendin
tonë. Ndërkohë që rreth 60 mijë
qytetarë kanë shqetësime serioze
të shëndetit, si pasojë e konsumit
të tepruar të alkoolit në kohë.
Konkretisht, studimet dhe
anketimet e fundit të Institutit
të Shëndetit Publik dhe institucioneve
shëndetësore, japin
shifra veçanërisht alarmante të
abuzimit të alkoolit dhe rrjedhojave
të këtij abuzimi. Tepër
domethënëse, ndër të tjera, Ministria
e Shëndetësisë konsideron
shifrat vijuese: rreth 7 për qind e
popullsisë i përket kontingjentit
të konsumatorëve eksesivë,
tejkalues të alkoolit dhe rreth
2 për qind e saj vuan varësinë
etilike. "Një situatë tillë, duke
përbërë padyshim një shqetësim
të natyrshëm, rrjedhojat e së
cilës disbalancojnë ndjeshëm
substraktin social në tërësi dhe
shëndetin publik në veçanti,
sjell nevojën e marrjes së masave
parandaluese dhe trajtuese të
këtij kontingjenti. Në këtë kuadër
u prezantua edhe projekti i parë
në fushën e alkoologjisë klinike",
sqaron zyrtarisht ministrja e
Shëndetësisë.
Shërbimi i alkoologjisë
Shërbimi i alkoologjisë, i cili do
të presë pacientët e alkoolizuar
dhe do të japi asistencë mjekësore
e sociale, do të çelet brenda
muajit qershor. Lajmi është konfi
rmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Alkoologjia klinike është
një projekt i dizajnuar nga Shkolla
Evropiane e Alkoologjisë dhe
Psikiatrisë Ekologjike dhe Karitasit
Dioçezan të Udines (Itali), i cili
parashikon ngritjen e një shërbimi
alkoologjik në Shqipëri.
Mbas një bashkëpunimi të
institucioneve italiane me Ministrinë
e Shëndetësisë, konfi rmohet
se deri në fund të muajit do
të inaugurohet klinika trajtuese e
varësisë alkoolike.
Shërbimi ndodhet pranë
klinikës psikiatrike në QSUT
dhe ka një kapacitet 10-12 shtretër.
Përzgjedhja e pacientëve
me varësi alkoolike, për të cilët
gjykohet i nevojshëm trajtimi
në kushte spitalore, përbën momentin
e parë të ndërhyrjes trajtuese
spitalore dhe që realizohet
përmes anamnezës, ekzaminimit
fi zik dhe atij laboratorik.
Pensionistët
Plot 32 për qind e pensionistëve
konsumojnë alkool çdo
ditë. 60 për qind e tyre janë
konsumatorë të lehtë të alkoolit,
të cilët pinë 15 deri në 30
gram etanol në ditë, (afërsisht
më shumë se 2 unite). Një studim
i "Mjekësisë interne" që ka
përfshirë testimin e më shumë
se 4500 personave, ka nxjerrë
rezultate jo shumë pozitive për
popullsinë shqiptare. Përfundimet
kryesore të këtij studimi raportojnë:
"Konsumuesit e rëndë
dhe shumë të rëndë të alkoolit
(15 deri në 20 për qind të popullatës),
kanë realisht një rrezik të
lartë për sëmundjet e avancuara
si cirroza e mëlçisë. Ky studim i
sëmundjeve të brendshme është
kryer për të krijuar një rrjet informacioni
lidhur me përdorimin
dhe shpeshtësinë e konsumimi
të alkoolit mes adoleshentëve, të
rinjve, të punësuarve, të papunëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›