Saad Hariri, së shpejti Kryeministri i ri i Libanit
Shumica e Parlamentit libanez pritet
që të mbështesë kandidaturën e
Saad al-Hariri për postin e Kryeministrit
të ri të vendit, duke i hapur kështu rrugën
emërimit të tij zyrtar. Hariri, i mbështetur
nga Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, ka nisur konsultimet
me parlamentarët
në lidhje me emërimet e
kabinetit qeveritar dhe së
shpejti do të japë një listë
me emrat e propozuar prej
tij. Investitorët vendas dhe
të huaj kanë reaguar me
shumë pozitivitet ndaj këtij
lajmi. Aktualisht sistemi
sektar libanez i ndarjes së
pushtetit ia ka rezervuar postin e Kryeministrit
një përfaqësuesi të sunitëve. Hariri
është sunit dhe i plotëson të gjitha kushtet
e kërkuara për një detyrë të tillë. Nuk
dihet ende nëse 12 deputetët hezbollahë
do të votojnë ose jo për Haririn, por disa
nga përfaqësuesit e të krishterëve nuk
do të votojnë për të. Hariri, që udhëhoqi
koalicionin drejt fi tores kundër Hezbollahëve
dhe aleatët e tij në zgjedhjet e
zhvilluara në fi llim të muajit, është takuar
edhe me shefi n e Hezbollahëve, Nasarallah.
Sipas një deklarate të përbashkët
nga të dy liderët që janë takuar vetëm 1
herë të vetme gjatë 3 viteve
të fundit, ka bërë të ditur
përpjekjet dypalëshe për
shpalljen e qeverisë së re.
Hariri, 39 vjeç, u bë pjesë
e politikës së vendit në
vitin 2005, pas vrasjes së
babait të tij, një nga njerëzit
më të pasur në vend. Fillimisht
ai e ndërmori këtë
hap për të kërkuar drejtësi
për tragjedinë personale
kundër sirianëve. Që nga ajo kohë ai ka
pasur 2 herë shansin për t‘u bërë Kryeministër
i vendit, por ka preferuar që
deri më tani t‘ia jepte këtë drejtim mikut
dhe bashkëpunëtorit të të atit, Fouad
Siniorës. Ai e ka akuzuar vazhdimisht
Sirinë për vrasjen, torturimin dhe bashkëkombësve
të tij, por së fundi e ka ulur
ndjeshëm tonin e kritikave.