Obama "pajtohet me Merkel": Jemi dakord në shumë çështje
Presidenti amerikan, Barak
Obama, dhe Kancelarja gjermane,
Merkel, gjatë takimit të
tyre kanë debatuar për ndreqjen
e ekonomisë dhe bashkërendimit
të përpjekjeve për të shmangur
katastrofat klimatike. Ata janë
takuar në Shtëpinë e Bardhë në
një takim që, sipas të gjitha burimeve,
ka pasur si qëllim edhe
sheshimin e kontradiktave të
shkuara që kanë pasur me njëritjetrin
të dy liderët. Protestat në
Iran, pas zgjedhjeve të diskutuara
presidenciale në Republikën
Islamike, lufta në Afganistan
dhe kërkesa e Shteteve të Bashkuara
ndaj Gjermanisë për të
marrë disa të burgosur të Guantanamos
ishin gjithashtu në
vëmendje të të dy liderëve gjatë
takimit. Merkel dhe Obama, që
do të marrin pjesë në takimin e
G8-ës në Itali, i cili do të organizohet
muajin e ardhshëm, kanë
pasur kontradikta mes tyre në
lidhje me mënyrën e daljes nga
situata e recesionit botëror, por
sipas analistëve marrëdhëniet
mes të dyve tashmë janë mjaft të
mira. "Ata do të diskutojnë edhe
për temat e nxehta që do të jenë
në tryezën e G8-ës", ka deklaruar
zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Sigurisht që është folur edhe për
Korenë e Veriut dhe Iranin. Ndryshimet
klimatike janë ndërkohë
një temë shumë kryesore, pasi si
Obama, ashtu edhe Merkel janë
dy liderë të përkushtuar në këtë
drejtim. Merkel do të përpiqet që
të bindë Presidentin amerikan që
të përqafojë objektivin europian
për limitimin e rritjes së temperaturës
botërore në jo më shumë
se 2 gradë Celsius, përmes aplikimit
të masave për reduktimin e
emetimit të gazeve të dëmshëm.
"Ndryshimet klimatike janë një
çështje shumë e rëndësishme
dhe me sa shoh Uashingtoni ka
ndryshuar së tepërmi në politikën
e tij të deri pak kohëve më parë",
tha Merkel me të mbërritur në
Kapitol Hill.
Obama, dhe Kancelarja gjermane,
Merkel, gjatë takimit të
tyre kanë debatuar për ndreqjen
e ekonomisë dhe bashkërendimit
të përpjekjeve për të shmangur
katastrofat klimatike. Ata janë
takuar në Shtëpinë e Bardhë në
një takim që, sipas të gjitha burimeve,
ka pasur si qëllim edhe
sheshimin e kontradiktave të
shkuara që kanë pasur me njëritjetrin
të dy liderët. Protestat në
Iran, pas zgjedhjeve të diskutuara
presidenciale në Republikën
Islamike, lufta në Afganistan
dhe kërkesa e Shteteve të Bashkuara
ndaj Gjermanisë për të
marrë disa të burgosur të Guantanamos
ishin gjithashtu në
vëmendje të të dy liderëve gjatë
takimit. Merkel dhe Obama, që
do të marrin pjesë në takimin e
G8-ës në Itali, i cili do të organizohet
muajin e ardhshëm, kanë
pasur kontradikta mes tyre në
lidhje me mënyrën e daljes nga
situata e recesionit botëror, por
sipas analistëve marrëdhëniet
mes të dyve tashmë janë mjaft të
mira. "Ata do të diskutojnë edhe
për temat e nxehta që do të jenë
në tryezën e G8-ës", ka deklaruar
zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Sigurisht që është folur edhe për
Korenë e Veriut dhe Iranin. Ndryshimet
klimatike janë ndërkohë
një temë shumë kryesore, pasi si
Obama, ashtu edhe Merkel janë
dy liderë të përkushtuar në këtë
drejtim. Merkel do të përpiqet që
të bindë Presidentin amerikan që
të përqafojë objektivin europian
për limitimin e rritjes së temperaturës
botërore në jo më shumë
se 2 gradë Celsius, përmes aplikimit
të masave për reduktimin e
emetimit të gazeve të dëmshëm.
"Ndryshimet klimatike janë një
çështje shumë e rëndësishme
dhe me sa shoh Uashingtoni ka
ndryshuar së tepërmi në politikën
e tij të deri pak kohëve më parë",
tha Merkel me të mbërritur në
Kapitol Hill.