Procesi "gjysmagjel" i ish-miqve te Berishes
TIRANE - Deshmia e Lulzim Berishes dhe Adriatik Colit, hetimi i ceshtjes qe prej nje viti e gjysme, si dhe nje sere deshmish te tjera nuk i sherbyen prokurorise per te vertetuar akuzen e "vrasjes me paramendim" te ngritur ndaj durrsakut Leonard Murataj, per te cilin prokuroret e Krimeve te Renda kerkuan kthimin e dosjes per rihetim. Ish-miqte e Lulzim Berishes: Leonard Murataj dhe Erald Bajramaj, u perballen dje ne Gjykaten per Krime te Renda me konkluzionet perfundimtare te akuzes qe perfaqesohej nga prokuroret Anton Martini dhe Sokol Malaj. E ndersa per Erald Bajramajn prokuroria kerkoi te shpallet fajtor dhe te denohet me 12 vjet heqje lirie per pengmarrjen e Artan Ylmiut, per te pandehurin Leonard Murataj nuk arriti te provoje asnje akuze, duke kerkuar rihetimin e ceshtjes. Sipas pretences te lexuar nga prokurori Sokol Malaj, dy te pandehurit akuzohen per rrembimin e Artan Ylmiut me 17 tetor te vitit 1998, te cilin e kane marre nen kercenimin e armeve ne automjetin e drejtuar nga Erald Bajramaj, pasi kishin dyshime mbi autoresine e vrasjes se mikut te tyre, Dritan Sallakut. Sipas pretences, Bajramaj se bashku me nje person tjeter pasi e kane cuar pengun ne nje vend te izoluar pas spitalit civil te qytetit te Durresit, kane ushtruar dhune mbi te, me qellim marrjen e informacionit mbi vrasjen e mikut te tyre. I shqetesuar per zhdukjen e te birit, babai i Artanit, Nuri Ylmiu, eshte vene ne kerkim dhe rreth ores 19.00, duke udhetuar me bicikleten e tij, ka shkuar drejt vendit ku ndodhej djali i rrembyer. Pikerisht ketu fillon edhe dilema e prokuroreve, te cilet duke iu referuar deshmive, thone se Nuri Ylmiu eshte ekzekutuar nga Leonard Murataj, ndersa provat e paraqitura ne gjykate nuk jane aspak bindese. Nje gje e tille detyroi dy prokuroret te lexojne pretencen vetem per Erald Bajramaj, per te cilin kerkuan 12 vjet burg per akuzen "rrembim personi" dhe 2 vjet burg per "mbajtje pa leje te armeve luftarake", duke kerkuar ne total shpalljen fajtor dhe denimin me 12 vjet heqje lirie. Ndersa per te pandehurin Leonard Murataj, i akuzuar per "vrasje me paramendim", "plagosje te rende me dashje" dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake" u kerkua rihetim, duke shenuar keshtu nje rast te rralle, kur prokuroria ndermerr nje veprim te tille. Pas kerkeses se prokurorise per rihetimin e pozicionit te te pandehurit Murataj, avokati mbrojtes kerkoi nga gjykata ndryshimin e mases se sigurise, kerkese e cila u rrezua nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova, e cila vendosi te shtyje seancen per nje date tjeter, duke cuar drejt fundit procesin, ku per here te pare Prokuroria per Krime te Renda "firmos" deshtimin. L.Bakillari