Granoff Fondi Shqiptaro-Amerikan do vazhdoje projektet ne Shqiperi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi u takua sot me anëtarë të Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes, si dhe me drejtuesin e këtij Fondi dhe Presidentin e Fondacionit, Majkëll Granof.
Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e vazhdueshëm dhe të spikatur të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve në drejtim të perspektivës së investimeve, zhvillimit dhe mundësive të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe rritjes së investimeve amerikane.
Presidenti Topi bëri një përshkrim të shkurtër të situatës politiko-ekonomike në Shqipëri dhe vuri në dukje arritjet e biznesit dhe të sipërmarrësve shqiptarë, të cilët vijojnë të kërkojnë dhe të mundësojnë shfrytëzimin e hapësirave të reja për veprimtarinë e tyre ekonomike, përfshi këtu edhe bashkëpunimin në kuadrin e organizmave e strukturave ekonomike homologe në vende të tjera.
Nga ana e tij, anëtarët e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes, si dhe drejtuesi i tij, Majkëll Granof pasi e njohën Presidentin Topi me ecurinë e disa prej projekteve afatgjata të këtij Fondacioni në Shqipëri duke garantuar për vijimin e tyre dhe në të ardhmen me ide të reja dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë si zhvillimin kulturor, qendra për teknologjinë e informacionit.