E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja. Aragones lë jashtë Raul dhe Krkiç

Trajneri i Spanjës, Luis Aragones, ka publikuar dje listën e 23 futbollistëve që do të marrin pjesë në EURO 2008, duke konfirmuar mungesën e sulmuesve Raul dhe Bojan Krkiç. Për më tepër, jashtë kësaj liste ka mbetur edhe Guti i Realit të Madridit, si dhe dyshja e Espanjolit, Luis Garsia dhe Albert Riera. Por në vend të tyre, në skuadër janë përfshirë sulmuesi i Majorkës, Daniel Guiza, si dhe dy emra që debutojnë në kombëtare, Serxho Garsia i Real Saragozës dhe mesfushori i Vilarealit, Santiago Kazorla.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›