E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grant, drejt West Hamit

Avram Grant ka dhënë dorëheqje nga posti i menaxherit të Portsmouthit, ka konfirmuar klubi anglez të premten. Strategu izraelit ka njoftuar për vendimin e tij nëpërmjet një letre të hapur, të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit.

“Ky ishte njëri prej vendimeve më të vështira që kam marrë ndonjëherë gjatë karrierës sime”, tha Grant. 55 vjeçari, i cili mori drejtimin e Portsmouthit në nëntor 2009, pritet të kalojë në West Ham, që kërkon menaxher të ri pas shkarkimit të Gianfranco Zolas më 11 maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›