E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grat e verbra krijojnë asamble kundër dhunës

Gratë e vajzat e verbra në Shqipëri ankohen se ndjehen të dhunuara psikologjikisht nga shoqëria shqiptare. Pamjet e dhunës fizike që u ushtruan ndaj dy grave të verbra gjatë protestës së tyre para  kryeministrisë, janë ende të pashlyera nga kujtesa e opinionit shoqëror. Kryetari i shoqatës së personave të verbër, Sinan Tafaj thotë se ky nuk është rasti i vetëm.

 Kemi një rast të evidentuar në Devoll të Korçës, me të cilin jemi në proces gjyqësor. Ka përfunduar shkalla e parë dhe tani e kemi apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit. Ne mendojmë se çdo rast forme dhune ndaj individëve fyen shoqatën ndaj ne jemi në proces gjyqësor me personat e akuzuar për dhunë. Në lidhje me dhunën që u ushtrua më 21 maj të vitit të shkuar gjatë protestës sonë para kryeministrisë, ndonëse dy gratë e verbra falën dhunuesin, ne jemi në proces gjyqësor me të akuzuarin. Për tu mbrojtur nga dhuna e çdo forme, gratë e vajzat e verbra kanë krijuar për herë të parë asamblenë e tyre, ka pohuar Tafaj. Sipas tij asambleja do ti mbrojë nga format e diskriminimit që nga gjetja e një vendi pune apo arsimimi e deri tek dhuna fizike që mund të pësojnë ato. Do të kërkojmë me insistim punësim e arsimim si të gjithë, do të bashkëpunojmë me faktorin ndërkombëtar për të siguruar mbrojtjen e tyre, nuk do të ndalim luftën për mbrojtjen e të drejtave tona. Në vendin tonë numërohen aktualisht 10.500 persona të verbër, ku 55 për qind e tyre janë femra, përfundoi Sinan Tafaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›