Parandalimi i dhunës në familje, mungon infrastruktura
Ndërgjegjësimi kundër dhunës në familje ka shtuar rastet e denoncimit në disa rrethe, ku ky fenomen është më problematik. Në Lezhë apo Shkodër, denoncimet faktojnë edhe përmasat e kësaj plage sociale, të cilat në fakt janë më të mëdha sesa ato që raportohen zyrtarisht. Bëhet fjalë për kërkesë-padi që i dorëzohen policisë nga vetë të dhunuarit, që sipas të dhënave i përkasin moshave dhe profesioneve të ndryshme. Nëse në 2008-ën kishim vetëm 7 raste të
denoncuara, këtë numër e kemi plotësuar vetëm në muajin janar të këtij viti, shkaqet për këto sjellje janë kryesisht alkooli, xhelozia apo kushtet ekonomike, pohon Shef i Sektorit të Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje Edmond Braho. Shtimi i denoncimit të rasteve të dhunës ka nxjerrë në pah një tjetër problem, atë të mungesës së infrastrukturës për të parandaluar dhe trajtuar këtë fenomen. Sipas specialistëve, tepër i nevojshëm është edhe shtimi i qendrave sociale që merrem me rehabilitimin e personave të dhunuar, apo vetë autorëve të dhunës.