E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti i Bashkisë pezull, Rama mungesë transparence për taksat

Debate në Këshillin Bashkiak, Dervishaj: Rama tu paraqesë qytetarëve punën e Bashkisë

Buxheti i Bashkisë së Tiranës është shtyrë sërish, kjo për shak se këshilltarët e Partisë Socialiste nuk e kanë shqyrtuar atë më në detaj siç dhe ishte kërkuar nga pjesa tjetër e këshilltarëve. Në mbledhjen e kaluar këshilltarët e PD dhe të LSI u kërkuan atyre të PS që në mbledhjen e ardhshme pra dje projektbuxheti të ishte i detajuar më në zëra, se ku do të investonin dhe sa do të ishin fondet për investimet. Por, kjo kërkesë nuk është marrë

parasysh nga këshilltarët e PS, edhe pse kishin një muaj kohën në dispozicion, për të bërë një listë të investimeve, siç janë, Kopshtet Çerdhet etj, si dhe shumën që kërkon investimi. Kështu, mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës ku do diskutohej edhe njëherë buxheti, për 2010 nisi sërish me debate dhe akuza mes këshilltarëve. Por, këtë herë nuk kanë munguar edhe akuzat e Kryetarit të Këshillit Bashkiak Sokol Dervishaj, i cili kërkoi që Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama duhet të raportonte në këshill për buxhetin, pasi sipas tij Rama e ka për detyrë të raportojë njëherë në 6 muaj. Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka sesi të marrë në shqyrtim shpenzimet dhe investimet e kryera përmes fondeve të buxhetit, derisa ai nuk vjen dhe të raportojë në mbledhjet e tij direkt lidhur me to, pohoj Dervishaj. Duke shtuar se paraqitja e buxhetit është vetëm detyre e Ramës dhe jo e nënë kryetares Albana Dhimitri. Ndërsa, Këshilltari i PD-së Fredinand Poni theksoi se buxheti i 2010-ës nuk është i besueshëm, pasi ka mungesë dokumentacioni. Sipas tij mungon pasqyra e taksave vendore të cilat mblidhen nga Bashkia e Tiranës. Ai shtoi gjithashtu se në projektbuxhetin mungon baza dhe vlera për çdo taksë, bashkë me pasqyrimin e nivelit të investimeve. Këshilltarëve të PS u është lënë një javë kohë të depozitojë informacionet e nevojshme që janë kërkuar nga këshilltarët herën tjetër nuk ka justifikime i kemi dhënë me telefon i kemi dhënë me gojë.

Mbledhja e Këshillit
Kryetarit të Këshillit Bashkiak Sokol Dervishaj, në fillim të mbledhjes u kërkoj këshilltarëve të PS shqyrtimin e projektbuxhetit të bashkisë. Sikur të gjithë jemi në dijeni buxheti ka mbërritur në zyrat e këshillit prej kohësh, janë bërë konsultime dhe me grupet e interesit të përfaqësuesve të njësive bashkiake, vlerësoj pjesë marrjen në diskutime, materialet e paraqitura kërkesa për shpjegime të ndryshme apo realizonte shtesë, çfarë ka ndodhur me to, pohoj Drevishaj. Menjëherë pas kërkesës së Dervishaj fjalën e mori këshilltari i PD, Ferdinand Pone i cili tha se nuk ka ende pasqyrim as kërkesa e bërë nga këshilltarët demokratë për raportim nga krye bashkiaku për nivelin e ngrohjes dhe të kushteve në kopshtet publikë të Tiranës. Në dokumentin e prezantuar ndaj nesh, nuk ka asnjë shpjegim as për investimet nga buxheti 2010, sesa është harxhuar dhe sa parashikohet të harxhohet në muajt në vijim, shtoi Poni. Në të tilla kushte sipas tij, nuk ia vlen të diskutohet më për buxhetin dhe se Bashkisë së Tiranës i duhet lënë kohë për të dhënë informacion të duhur dhe të saktë mbi mënyrën e përdorimit të fondeve të buxhetit 2010.

Debatet
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës vijuan përplasjet mes dy grupeve të këshilltarëve lidhur me raportimin e buxhetit faktik 2009 dhe atë të zërave 2010. Sipas këshilltarit demokrat, Njazi Kosovrasti, para se të miratohet buxheti për investimet përkatëse duhet të jetë objekt diskutimi numri i taksapaguesve, taksat e vërteta që paguajnë qytetarët dhe bizneset e Tiranës etj. Ndërsa nga ana e saj, këshilltarja e Partisë Socialiste, Adriana Berberei, u shpreh se buxheti faktik 2009 nuk është miratuar ende nga ministria e Financave dhe për këtë arsye, nuk mund tu kërkohet llogari vendorëve. Sipas saj, raportimi për aq sa është realizuar nga Bashkia e Tiranës, është i rregullt dhe të dhënat e investimeve duket se janë më pozitive se vitet e mëparshme. Buxheti nuk mund të bëhet gati përpara muajit prill-maj të këtij viti. Të dhënat që u vunë në dispozicion ishin deri në nivelin e 10 mujorit, nuk kishte evidentë për mbylljen e një 10 mujori, duke vlerësuar kërkesat tona i parashtrojmë stafit ato kërkesa që varen nga puna dhe përkushtimi i stafit. Shuma që shefja e financës prezantoi të bllokuara që nga data 5 dhjetor ishte mbi 220 milionë lekë të reja, procesi i planifikimit që kemi është i varur sesa do të jetë gjendja e punimeve të kryera nga Bashkia e Tiranës. Ftoj të bëhemi racional, pohoi Adriana Berberei.

Liri Mëhalla

Last Updated on E Premte, 19 Shkurt 2010 22:04

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›