Drejtuesit e kompanise CEH takim me Kryeministrin Berisha
Kompania CEH është e specializuar në fushën e projektimeve dhe zhvillimeve urbane, ndërtimit, turizmit dhe infrastrukturës rrugore. Ajo vjen për herë të parë në Shqipëri, për të konkretizuar mundësi reale dhe projekte konkrete investimi dhe bashkëpunimi.
Presidenti Tóth, shprehu përgëzimet për arritjet ekonomike të Shqipërisë dhe klimën tërheqëse për të bërë biznes. Ai tha se ky është një hap i natyrshëm që bën çdo investitor, kur ndjen mundësi biznesi dhe investimi.
Kryeministri Berisha garantoi mbështetjen e strukturave të qeverisë së tij, për të akomoduar projektet e mundshme të kësaj kompanie dhe për t’i kthyer ato në histori suksesi të dyanshme. Si fusha konkrete për investim u prezantuan turizmi, energjetika dhe infrastruktura në ndërtim rrugësh, si rruga e Arbrit, Unaza e Madhe e Tiranës, zgjatimi i bulevardit të Tiranës.