OBSH Dhuna në familje, çdo vit vriten 5 mijë gra në botë
Autori i Lajmit: E.D
Sipas një studimi të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të kryer në 10 shtete mbi shëndetin e grave dhe dhunën në familje, rezulton se 15% deri në 71% të grave e kanë raportuar dhunën fizike apo seksuale nga bashkëshorti apo partneri i tyre. 4% deri në 12% e grave raportuan dhunë fizike gjatë shtatzanisë. Çdo vit, rreth 5000 gra vriten në të gjithë botën nga anëtarë të familjes në emër të nderit. Në këto kushte, mekanizmat për të drejtat e grave mbeten të pashfrytëzuara mirë. As nuk njihet nga shumica e grave mundësia e viktimave individuale që, për shembull, të dorëzojnë ankesa pranë OKB-së. Këto janë sfida kyçe për politikën e BE-së për të drejtat e njeriut në vende të treta. Në Bruksel, BE-ja vazhdon ta luajë rolin e vet duke ruajtur standardet më të larta. Nesër Këshilli i BE-së do të miratojë konkluzione mbi “Shfarosjen e dhunës ndaj grave në Bashkimin Evropian”. BE-ja duhet të drejtojë duke dhënë shembullin e mirë me politikat tona të brendshme.
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010