Legalizimet, hiqet kufizimi në përdorimin e bonove
TIRANE- Hiqet kufizimi në përdorimin e bonove të privatizimit për procesin e legalizimeve. Komisioni Parlamentar ka miratuar një ndryshim në ligjin ekzistues , sipas të cilit bonot e privatizimit të përdoren për legalizimin në masën 50% të banesës informale me sipërfaqe deri në 500 m2 jo vetëm kur ajo ndodhet brenda vijës së verdhë, por edhe jashtë saj. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë argumentuar se ky ndryshim nxit procesin e legalizimit duke ndihmuar shtresat më të varfra. Ky ndryshim në ligjin e legalizimeve ka efekt prapaveprues ndërkohë që prej tij përfitojnë vetëm familjarët dhe jo bizneset. (e.n/News24/BalkanWeb)