E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: PS ngriu kredencialet në Asamblenë e KE

Bllokimi i përkohshëm i kredencialeve të delegacionit shqiptar në
Strasburg, sipas kryetares së kuvendit mban firmën e Arta Dades. Duke e
argumentuar si atentat të qëllimshëm për shefen e legjislativit,
incidenti në këshillin e europës erdhi pas një letre që deputetja e
partisë socialiste i ka derguar këtij organizmi, për të blokuar dhe
përjashtuar Shqipërinë.

• Meta: Topalli veproi drejt

“Do ta konsideroja si një atentat të qëllimshëm ndaj imazhit politik të
Shqipërisë. Dy ditë më parë, më datë 24 janar, PS socialiste përmes një
letre të firmosur nga Arta Dade i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit të
Europës heqjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë
Parlamentare. De fakto, përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm
europian” tha Topalli.

Kryparlamentarja deklaroi se ndryshe nga ç’pretendohet, gjithcka me përfaqësinë tonë në Asamblenë e Këshillit të Europës ishte konform rregullores. “Në cilësinë e kryetares së Kuvendit nuk I garantoj dot shqiptarët se të njëjtet shok dhe shoqe në PS apo jashtë saj nuk do të bashkohen t’I bëjnë Shqipërisë të njëjtin atentat për herë të katërt, të pestë apo të gjashtë. Ajo për të cilën unë garantoj shqiptarët është se besueshmëria e vendit, kredencialet e tij, në cdo organizëm ku ne marrim pjesë do të ratifikohen gjithnjë me votë unanime si sot” tha Topalli.

Sipas Topallit, ky është rasti i 3 që Partia Socialiste shkakton probleme me kredencialet shqiptare në këte organizëm. Një rast i ngjashëm sipas saj ishte ai i para 15 vjetësh kur Namik Dokle votoi kundër antërësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e martë , 26 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›