E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Topalli veproi drejt

Zevendeskryeministeri dhe ministri i jashtem Ilir Meta mbrojti vendimin e kryetares se parlamentit Jozefina Topalli per plotësimin e vendeve delegacionit shqiptar ne Këshillin e Europes.
“Kryetarja e Kuvendit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar kompetencat e saj. Fakti që u konfirmuan sot në mënyrë krejtësisht normale kredencialet e përfaqësuesve të parlamentit shqiptar tregon më së miri se çdo gjë ecën normalisht, përveç anormaliteti që ka të bëjë me bojkotin për të cilin vetë lidershipi i PS është përgjegjës” tha Meta.

Persa i perket përfshirjes ne kete delegacionit te zotit Kastritot
Islami i cili akoma nuk ka bere betimin si deputet, zoti Meta u shpreh:
“çfarë shkelje ka bërë kryetarja e Kuvendit? Asgjë. Në qoftë se pastaj
ata kanë probleme personale pse një përfaqësues i tyre është reporter i
Këshillit të Europës, i Asamblesë Parlamentare për vende të tjera ky
është problem personal. Le ta zgjidhin me njëri-tjetrin”.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›