Sezoni veror sjell krizë në Durrës, nuk ka blerës për apartamentet e plazhit
Çmimet e apartamenteve bien deri në 350 euro metri katror. Ndërtuesit dhe pronarët tremben nga rënia e interesit të blerësve
Ervin KOÇI
Si të mos mjaftonte situata aspak e favorshme për sektorin turistik në vend gjatë periudhës maj-qershor, në krizë është futur tashmë edhe sektori imobiliar në këto zona. Pas një bumi ndërtimesh në qytetet bregdetare, ku kryesonin Durrësi dhe Vlora, këtë verë ndjehet një rënie drastike e interesit për të blerë apartamente dhe ambiente të tjera në këto dy qytete. Rënia më e madhe është në qytetin e Durrësit, ku zona e plazhit gjatë viteve të fundit pësoi një bum të lartë ndërtimesh, gjë që solli si kundërpeshë rënien e çmimeve, e shoqëruar kjo vitin e fundit edhe nga rënie e interesit dhe kërkesës për të blerë. Disa banka private dhe dhjetëra agjenci imobiliare janë në dilemë për ngrirjen e kapitaleve në këtë zonë si pasojë e kredive të dhëna firmave ndërtuese, por dhe për mungesën e blerësve. Sipas disa agjentëve bankarë, “në këtë zonë (Plazhin e Durrësit), janë dhjetëra miliona euro të bllokuara në formën e kapitaleve imobiliare, në një kohë që tregu po përballet me rrezikun e zhvlerësimit të këtyre pasurive”. Shkak sipas ekspertëve përveç bumit të ndërtimeve janë dhe infrastruktura jo e mirë që rrethon blloqet e banimit në këtë zonë, hapësirat e parespektuara, mungesa e ujit të pijshëm, si dhe në disa raste dhe lidhjet parregullta me energji për shumë pallate. Ndërkohë, ekspertët përmendin si vendimtar edhe faktin që këtë vit ka rënë në minimum edhe interesi i qytetarëve të ndryshëm si dhe emigrantëve për të blerë apartamente në këtë zonë. “Mungesa e klientëve që duan të blejnë, si dhe mungesa e shumë lehtësirave në infrastrukturë i ka trembur pronarët e këtyre apartamenteve duke i detyruar ata që t’i nxjerrin ato në shitje për çmime që deri një vit më parë do të tingëllonin si qesharake. Në krahasim me një vit më parë çmimet në këtë zonë kanë rënë 50-75 për qind”, - thotë Keli, një agjent imobiliar në një agjenci në zonën e Shkozetit në Durrës.
Situata
Ajo që mund të dukej si e pazakontë ka ndodhur pikërisht me sektorin e ndërtimit në zonën e Plazhit të Durrësit. Edhe pse ndodhemi në sezonin tradicional të shitjes së apartamenteve, referuar shifrave që afrojnë ndërtuesit, si rrallë ndonjëherë gjatë 19 viteve të fundit, shitjet janë në shifrat minimale dhe tregu është i bllokuar. Shkak për këtë situatë është gjendja financiare e emigrantëve, të cilët janë blerësit kryesorë të pallateve. Përveç agjentëve imobiliar dhe atyre të bankave private, janë edhe noterët që kryejnë aktet e shitblerjeve të pallateve, të cilët kanë konstatuar këtë gjendje. Sipas statistikave të përafërta, në zonën e Plazhit aktualisht janë të pa shitura 80 për qind e apartamenteve. Sipas ekspertëve të tregut imobiliar, kjo situatë edhe në një të ardhme të afërt parashikohet që të jetë e njëjta.
Zhvlerësimi
Në zonën e Plazhit, përkatësisht nga Ura e Dajlanit deri te Shkëmbi i Kavajës, janë 68 pallate të përfunduara dhe 32 në proces ndërtimi. Rreth 80 për qind e apartamenteve të këtyre pallateve (të përfunduara apo të prenotuara gjatë ndërtimit) janë të pa shitura. Mësohet se pronarët e tyre qëndronin me shpresë se sapo të niste sezoni veror, do të rriteshin edhe kërkesat për të blerë hyrje, kryesisht nga emigrantët tanë apo nga shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Por, që nga data 20 maj e deri tani kërkesat për apartamente në Plazh, të cilat konsiderohen si shtëpi të dyta ose për verim, rezulton të jenë në nivele minimale ose nuk ka fare. Pronarët e pallateve i ofrojnë apartamentet me çmime që variojnë nga 300- 350 euro për metër katror. Ndërsa, dyqanet variojnë nga 650 euro metri katror deri në 1000 euro metri katror. Të krahasuara me çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve brenda në qytet, ato të Plazhit janë 30- 40 për qind më të ulëta. Njëkohësisht, krahasuar me shitjet e viteve të para po në zonën e Plazhit, rënia e çmimit është në të njëjtat përqindje.
Arsyet
Sipas ndërtuesve dhe ekspertëve të ndërtimtarisë, shkaqet e kësaj situate janë të shumta e komplekse. Sipas tyre, shenjat e krijimit të stokut të apartamenteve në Plazh u dukën që gjatë verës së shkuar. Vera 2008 për ndërtuesit shënoi një rënie të ndjeshme të shitjeve, krahasuar me një vit më parë. Por, vjet rënia e shitjeve u lidh me taksën e shitjes të vënë nga shteti. Ndërsa, sivjet shkaku kryesor është kriza financiare në Itali e Greqi, ku ndodhet pjesa më e madhe e emigrantëve tanë dhe atyre nga Kosova e Maqedonia. Sipas noterëve që kryejnë aktivitetin në Durrës, emigrantët janë blerësit më të mëdhenj në Plazh. Më tepër se gjysma e apartamenteve dhe lokaleve të shitura gjatë viteve të kaluara, janë blerë pikërisht nga këto kategori. Në kategorinë e blerësve potencialë të apartamenteve në bregdetin durrsak kanë qenë dhe bashkëkombës nga Kosova e Maqedonia, por gjatë vitit 2009, numri i këtyre blerësve është tepër i vogël. Mësohet gjithashtu se, sivjet një pjesë e madhe prej tyre (shqiptarët jashtë kufirit), nuk do të vijnë as për të bërë plazh në Durrës. Kjo duket nga niveli fare i vogël i prenotimeve për dhoma në hotele e vila.
6 Korrik 2009