Bregu: “Fitorja e së djathtës në BE, mbështetje për liberalizimin e vizave”
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike përshëndeti fitoren e partive simotra në të 23 vendet anëtare të Bashkimit Evropian në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Përmes një daljeje publike për mediat, zëdhënësja e fushatës elektorale të PD-së, Majlinda Bregu, përshëndeti fitoren e qendrës së djathtë në Evropë, ku sipas saj, "Qendra e djathtë, zgjeron bindshëm fitoren e saj në të gjithë Evropën, edhe në vendet ku qeveris koalicioni me qendrën e majtë. Partia Demokratike Shqiptare përshëndet këtë fitore të madhe të partive simotra në të 23 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo fitore është një tjetër dëshmi e qartë që tregon se Evropa e ka gjetur tashmë rrugën e saj të zhvillimit: “right is right”, duke votuar djathtas. Nëse, siç ka deklaruar dhe presidenti i Partisë Socialiste Evropiane kjo është dita më e trishtuar në historinë e Socialdemokracisë në Evropë, për Partinë Demokratike Shqiptare dhe për gjithë shqiptarët, kjo fitore përkthehet si një mbështetje e fuqishme për liberalizimin e vizave, për zhvillimin e mëtjeshëm të projekteve madhore që qeveria shqiptare ka ndërmarrë e ka projektuar të ndërrmarrë në mandatin e saj të dytë për ta çuar edhe më tej zhvillimin e këtij vendi. Kjo fitore na dëshmon se Shqipëria ka përkrahës e miq të mëdhenj në Komisionin dhe Parlamentin Evropian. Këta miq të mëdhenj të PD-së shqiptare, me në krye presidentin e parlamentit evropian H. G Potering, kanë fituar dhe do të udhëheqin Brukselin. Fitorja e Qendrës së Djathtë në mbarë Evropën është një thirrje e fuqishme që na fton të vazhdojmë në rrugën tonë të ndryshimit. Të votojmë si e gjithë Evropa, vetëm djathtas. Fitorja e qendrës së djathtë në 23 vendet e BE-së tregon se vetëm vota djathtas është rruga për të ndërtuar Shqipërinë evropiane", - tha zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009