Uidhers: Pajisuni me letërnjoftime dhe votoni
Autori i Lajmit: Suela Topi
Ambasadori amerikan
Financojmë sondazhe, jo përgjegjës për rezultatet
Qeveria amerikane ofron financime për të mundësuar sondazhe të ndryshme por jo përfundimet e tyre. Ky është reagimi i ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers pas publikimit në media të sondazhit të Organizatës “PULS” për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit në të cilën dilte fituese PD-ja me 43 për qind të votave, ndërsa PS-ja me 34 për qind të votave. “Në media ditët e fundit kemi parë referenca mbi një të ashtuquajtur sondazh amerikan. Një gjë e tillë nuk ekziston. Qeveria e SHBA-së ofroi burimet financiare për të mundësuar mbajtjen e një sondazhi shqiptar, jo të një sondazhi amerikan, dhe jo të përfundimeve amerikane. Më lejoni të shprehem sa më qartë të jetë e mundur. Qeveria e SHBA-së është e interesuar vetëm në një sondazh, dhe është sondazhi që do mbahet më 28 Qershor. Dhe atë që do ta mbajnë do të jenë shqiptarët”, - theksoi ambasadori. Sondazhi u kundërshtua nga PS-së e cila tha se sondazhi është realizuar nga dy OJQ shqiptare, drejtpërdrejtë të lidhura me pushtetin e Sali Berishës. “Njëra OJQ pronë e gruas së zëvendësministrit të Integrimit të Sali Berishës dhe tjetra që ka kryetar bordi Arben Imamin, Drejtorin e Kabinetit të Sali Berishës”, - deklaroi kandidatja e PS-së për Tiranën, Elisa Spiropali. Por dje ka reaguar dhe zëdhënësja e fushatës së demokratëve, Majlinda Bregu e cila pohoi se nuk mund të quhet i djathtë një sondazh i cili është realizuar nga një shoqatë që drejtohet nga Genti Ibrahimi, kunati i Mimi Kodhelit. Ky koment solli një tjetër reagim nga selia rozë. Kandidati tjetër i Tiranës, Sajmir Tahiri pohoi se Berisha nuk mund ti marrë peng shqiptarët me sondazhe të manipuluara në Ministrinë e Brendshme. “Zonja Bregu doli sot si kodra pas bregut që të fshehë zëvendësin e saj dhe imamin e Sali Berishës, të cilët qëndrojnë pas atij sondazhit qesharak të ditës së djeshme. Këta njerëz pa fantazi dhe pa skrupuj që na qeverisin, do ta kuptojnë pas 20 ditësh se çfarë mendon populli për ta, por ndërkohë duhet ta harrojnë që do e marrin popullin peng me sondazhe të manipuluara e të programuara në Ministrinë e Brendshme. Asnjë votë nuk do e çojnë dot në thes jashtë vullnetit të popullit”, - tha ai.
Thirrja
Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers u bën thirrje shqiptarëve të pajisen me karta identiteti. Mesazhi i Xhon Uidhers u dha gjatë prezantimin të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë për zgjedhjet e 28 Qershorit. Ai edhe njëherë ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare duke pohuar se ato duhet të plotësojnë standardet në të kundërt vendi do të bëjë regres. Thirrjet e ambasadorit amerikan vijnë në një kohë kur opozita po shton presionet ndaj qeverisë lidhur me problemet për shpërndarjen e letërnjoftimeve ndërkohë që mazhoranca pohon se edhe pse ka rënë procesi i aplikimeve po vazhdon normalisht procesi i marrjes së dokumenteve të identitetit të atyre personave që tashmë kanë aplikuar. Edhe pak ditë më parë Uidhers doli në një konferencë të posaçme për shtyp për tu bërë thirrje shqiptarëve të pajisen me karta identiteti.
Deklarata
“Merrni kartat e identitetit dhe votoni”- është thirrja e drejtpërdrejtë që ambasadori amerikan në Tiranë vazhdon të ripërsërisë këto ditë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Uidhers në nëvizoi se zgjedhjet e 28 Qershorit përbëjnë një piketë shumë të rëndësishme për zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Sipas tij zgjedhje të lira e të ndershme që plotësojnë standardet ndërkombëtare do të tregojnë që Shqipëria po lëviz më pranë integrimit të plotë euroatlantik. “Zgjedhje të lira dhe të ndershme që plotësojnë standardet do thotë që Shqipëria po lëviz më pranë aleancës. Çdo gjë me pak se kaq do të ishte shenjë regresi”, - deklaroi Uithers. Edhe pak ditë më parë Ambasadori amerikan u ka bërë thirrje zgjedhësve të pajisen me karta identiteti për të pasur mundësinë e ushtrimit të së drejtës së tyre për të votuar. Duke e vlerësuar procesin pozitivisht ambasadori ka kërkuar që forcat politike dhe qeveria të angazhohen maksimalisht për përmbylljen me sukses të procesit. Sipas tij është pozitive fakti që rreth 1.2 milionë shqiptarë tashmë janë pajisur me kartat e identitetit por është e rëndësishme që qeveria të bëjë gjithçka që është e mundur për ta shkuar edhe më tej këtë numër kur ka mbetur vetëm një javë kohë. Uidhers ka kërkuar më shumë vëmendje për zonat rurale ku sipas tij, janë hasur një sërë problemesh për pajisjen e qytetarëve me dokumentin e identifikimit. Sipas ambasadorit amerikan është shumë e rëndësishme që çdo shqiptar të ushtrojë të drejtën e votës sepse ky është momenti kur ai vendos për të ardhshmen por dhe momenti kur të gjithë janë të barabartë dhe më të njëjtat të drejta. ”Zgjedhjet janë një moment i veçantë si për vendin, ashtu edhe për individët. Në momentin kur plotëson fletën e votimit dhe më pas e hedh në kutinë e votimit, njeriu më i fuqishëm në vend dhe njeriu më i përulur në vend janë të barabartë. Ata kanë të njëjtin ndikim dhe të njëjtin autoritet për t i dhënë formë drejtimit të vendit dhe për t i lëvizur gjërat drejt atij drejtimi që ata e mendojnë si më të mirin, për veten dhe vendin e tyre. Votimi nuk është thjesht një detyrë por një moment magjik. Unë dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të inkurajuar shqiptarët që të përfshihen dhe të angazhohen në këtë proces të jashtëzakonshëm”, - ka thënë Uidhers.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009