E Shtunë, 31 Tetor 2026

RISHM në Bulqizë: Miniera ka nevojë për riparime

Përfaqësuesit e RISHM-it kanë përfunduar inspektimin e minierës së Bulqizëa. Sipas tyre në disa fronte pune ka miniera ka nevojë për riparime.

Ndërkohë ditën e nesërme minatorët pritet të rifillojnë punën pas tre muaj ndërprerje. Përfaqësuesit e RISHM-it kanë inspektuar minierën që nga ora 10:00 deri në orë 15:00.
 

Minatorët janë rikthyer në punë pas marrëveshjes më 7 pika e ofruar nga “ACR”-ja.

Në këtë marrëveshje përfshihen investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 %, investime në zonën minerare D, kushte më të mira pune si dhe dhënia e pagës së 13-të.

Pika më e debatuar që u bë shkak edhe për shtyrjen e kompromisit ishte largimi i drejtorit të minierës të Bulqizës por minatorët kanë rënë dakord që kërkesë të shqyrtohet me vonë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›