E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë në politikë, sukses apo dështim?

Nga Av. Rajmonda LAMNICA
Gratë janë futur sivjet në listat për deputete në të gjitha qarqet e vendit dhe në të gjitha listat e partive dhe koalicioneve përkatëse. Por  30 % nuk u plotësua se nuk u plotësua asnjëherë. Shqipëria është tashmë një vend që po i afrohet disi parametrave të botës edhe në sistemin e qeverisjes, ose të paktën po mundohet. Shqipëria është një vend me një histori të drejtimit të grave, që në kohën e mbretëreshës Teuta të Ilirisë, që mbeti në histori si dinjitoze. Është për të ardhur keq, që mbas Teutës gjërat filluan të ndryshojnë negativisht. Shqipëria ka kaluar në periudha të tmerrshme të shtypjeve shekullore, për të ndaluar së fundmi te komunizmi gjakatar, që formoi njeriun e ri sipas stilit të vet. Në kohën e Enverit, gruaja ishte forcë e madhe krah për krah me burrin në ara, uzina, fabrika, edukimin e fëmijëve, luftë dhe penë. Duke pasur parasysh kohërat e tmerrshme të injorancës që kishim jetuar ndër shekuj, kjo solli një farë zhvillimi. Diktatura komuniste në Shqipëri ishte ndër më të egrat në botë, për të mos thënë më e egra. Zonja Margaret Thecer është shprehur se Shqipërinë duhet ta linin si vend muze, për të parë se çfarë është në gjendje të bëjë komunizmi, dhe në fakt ashtu ndodhi. E shoqja e diktatorit ishte një diktatore mjaft e egër, njësoj si i shoqi dhe më tej. Në një emision të para pak muajve, ajo ishte afër të 90-ve dhe në vështrimin e asaj përbindësh nuk shfaqej asnjë pikë pendese për tmerrin komunist 50-vjeçar, shumica prej të cilave ishin firmosur me dorën e saj dhe të atyre që e përkrahnin. Kjo pra, ishte panorama e udhëheqjes diktatoriale, për të ardhur më pas me politikanët në demokraci, të majta dhe të djathta. Zonja Diana Çuli se ku është futur në listat e PSD-së, me një barrë në ndërgjegjen për aq sa të jetojnë, ka firmosur vdekjen e dy poetëve nga Librazhdi, tash ka fytyrë të na përfaqësojë në Parlament, të bëjë work-shope dhe seminare për të drejtat e njeriut, nuk ka më gallatë se kjo. Luiza Hoxha, kanibalja vlonjate që pinte gjakun e shiksave të vrarë në vitin1997, në Vlorë dhe si shpërblim të kanibalizmit të saj futet si deputete në Parlament nga drejtuesit politik të rangut të saj. Është për tu habitur një gjë e tillë, këto janë gratë që ulin gjakrat në politikë. Arta Dade, e mbaj mend një herë kur ishte ministre e Jashtme në një interpelancë në Parlament, kishte harruar emrin e ambasadorit tonë në Spanjë dhe e përsëriste shpesh i vëllai i Farudinit. Është për të qeshur në fakt kjo plejadë grash. Po kalojmë tek politika e djathtë. Me gjithë respektin që kam për zonjën Marjeta Zaçe, si ish-sportiste e njohur, në politikë nuk bëri asgjë tjetër veçse shkatërroi Lidhjen Demokratike të Gruas dhe e ktheu në një strukturë inekzistencë. Nuk di se përse ndodhi kjo për shkak të paaftësisë së zonjës Zaçe, apo kishte mision të caktuar për të bërë një gjë të tillë? Zonja e hekurt e PD-së Jozefina Topalli, 13 vjet në krah të Sali Berishës nuk janë pak a shumë, mbështetje dhe shumë punë nga ana e saj progrese dhe vetëm progrese të arritur. Kryq e tërthor Shqipërisë duke folur edhe për projekte të shoqërisë civile, për gratë dhe për vajzat e reja, të cilat duhet të kujdesen për shëndetin e tyre. Roli i saj në diplomaci ishte më i madh, sesa i të gjithë ministrave të Jashtëm së bashku, arriti të ratifikonte të gjitha marrëveshjet e mundshme për Shqipërinë në NATO dhe BE, u prit nga mbretëresha e Anglisë si një personalitete e shquar me rëndësi të veçantë. Nëpër lista, më ra në sy emri i Rajmonda Bulkut, aktores së suksesshme shqiptare, që 20 vjet më parë printe në krye të demonstruesve në të gjithë Shqipërinë, duke i drejtuar gratë kah studentëve për të rrëzuar diktaturën. Nuk e di pse u la në hije për më shumë se 20 vjet, apo nuk interesohej të merrej me politikë, thjesht ishte një prirje e saj e momentit, nuk dihej. Po është në listat e PD-së dhe besoj se do të jetë fituese. Sivjet shihet me mjaft risi edhe një gjë tjetër, tek PS-ja janë futur nëpër lista gra dhe burra me idenë që njëri të fitojë patjetër. Ledi Shamku dhe Artan Shkreli, Erion Veliaj dhe Arjola Xoxa , Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e po njëri nga çifti do të fitojë, në mos fitofshin të dy. 5-6 familje i duhet të majtës të përfaqësohen burra dhe gra në Parlament, biles pse jo ti fusin edhe fëmijët në moshë madhore. Përveç kësaj, një vërshim i grave majtas, ka ardhur nga shoqëria civile. Valentina Leskaj me fondet e OJQ-së, së saj ndërton pallate i biri, që sa herë përmenden pallate në parlament, ajo bën si histerike. Eglantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi, pasi rruan mirë fonde nga vendi dhe bota, tani gjetën mbështetjen e duhur për ti pastruar tek PS-ja. Ja pra, këto janë modelet politike të grave, në kohëra dhe periudha të ndryshme të Shqipërisë tonë të dashur. Uroj mos të bëjë 30%.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›