Toskërisht apo Gegërisht
*Nga Akademiku Ali ELITARI (LAPI)
Para disa vjetësh, një anglez, më dërgoi shkrimin e botuar në një gazetë angleze. Në të thuhej se Shqipëria përbëhet nga dy popuj të ndryshëm; gegë dhe toskë. Kuptohej ai ishte shkruar nga ndonjë serb antishqiptar, që donte tu mbushin mendjen europianëve se Shqipëria dhe Kosova janë dy popuj e kombe të ndryshme. Kuptohet, shkrimi më revoltoi dhe iu përgjigja menjëherë. Ja dërgova atij, por ai nuk më tha çfarë u bë më tej me të.
Më vjen shumë keq që problem i tillë po bëhet gjithnjë e më shqetësues në mes shqiptarëve, të cilët, të ndezur nga helmi i armiqve, në mënyrë të pandërgjegjshme po i bien këtij kavalli.
Duhet të pranojmë se në kohën e komunizmit janë bërë gabime të mëdha, të cilat me kohë janë trashur dhe mahisur tepër. Por me gabime të reja nuk mund të shërohen të vjetrat. Do të isha shumë i kënaqur të isha njohës i thellë i gjuhës shqipe si profesionist, megjithatë, edhe me kaq sa di, duke parë disa ligjësi, që me sa shoh, as gjuhëtarët e as studiuesit nuk u kanë vënë rëndësi, do të përpiqem të nxjerrë në dukje disa të fshehta në të cilën kanë zhvilluar gjuhën tonë të për dhënë këto dy dialekte të mëdha.
Siç e kam theksuar te libri i im i fundit Pellazgët krijuesit e qytetërimit botëror, ishin këta banorë hyjnore, që krijuan të parët në Planet gjuhën e folur si dhe të menduarit njerëzor. Si e tillë, kjo gjuhë hyjnore ishte e para që mundi ta zhvilloi njerëzimin, deri më atëherë në shkallën ulëritëse, në të folurin e artikuluar. Në atë libër do të gjeni fakte nga studiues të ndryshëm, që tregojnë këtë dhe shpjegohet se si pellazgët hyjnorë krijuan qytetërime dhe dhanë shtysën për krijimet mahnitëse të njerëzimit në ditët tona.
Teksa bëhen gjurmime në gjuhën e grekëve të lashtë, që mbas sulmeve të befasishme, mundën të pushtojnë disa krahina në Pellazgjinë Jugore (Ballkanin e Jugut), lind mendimi, se të ardhurit ishin tepër të prapambetur. Studiuesit kanë zbuluar se ata qenë tepër primitiv dhe pak të aftë në përvetësimin e gjuhës vendase, megjithatë përfituan nga ajo, por sipas aftësive të tyre, duke i bërë disa ndryshime, të cilat i kishin marrë nga vendi i origjinës. Çudia qëndron në atë se ata u dhanë aq shumë mbas gjuhës së re saqë ne sot e kemi shumë të vështirë të gjejmë me saktësi nga cila krahinë e Jugut kanë ardhur, ndonëse shumica mendojnë të jenë fenikas. Ajo që na intereson të theksojmë është se gjuha e tyre u bë pellazgjishtja gegërishte, e cila në ditët tona ruhet e vazhdon të përdoret në Shqipërinë e veriut, në Kosovë e më tej. Në kohët kur quhej Iliri kjo gjuhë flitej edhe në Çeki dhe në Austrinë e sotme e më tej. Por, ndonëse në parahistori Pellazgët vazhduan të përhapen në tërë truallin e Europës, ne sot nuk kemi ndonjë studim të thelluar për dialektet e tjera që kanë ekzistuar në zonat e ndryshme ku sot janë krijuar shtete e kombe, që nuk e dinë se origjina e tyre e përbashkët është në Pellazgji (Ballkan). Dihet se ata para dy shekujve morën nismën e gabuar për të hequr nga fjalori i tyre fjalët shqipe (purizmin), duke e justifikuar se gjoja janë pushtuar nga ilirët në parahistori, pa ditur që pas akullnajës ishin pellazgët, paraardhësit e shqiptarëve, që iu ngjitën veriut e mbetur zbrazur nga njerëzit dhe krijuan këtë popullsi që shohim sot nëpër Europë.
Theksova pak më sipër se thuajse të gjithë studiuesit janë të mendimit që grekët e ardhur rishtas përvetësuan dialektin gegërisht. Mirëpo këta gjuhëtarë ngelen ngushtë kur në ato vende sot flitet toskërisht, që duket si pykë ndërmjet gegërishtes së grekëve (a ju bie në sy afërsia ndërmjet këtyre dy emrave gegë dhe grekë?) të lashtë dhe gegërishtes që ende flitet sot në trevat e Shqipërisë veriore, Kosovë e më tej. Zgjidhjen e kësaj enigme studiuesit kërkojnë ta lidhin me krahinën e toskanës në Itali. Emrat e ngjashëm janë gracka për të arsyetuar ardhjen e tyre në tokat e këtej detit, në Toskërinë e sotme. A mund të na bindi ky arsyetim? Mua jo. Duhet të theksojmë se Toskëria asnjëherë nuk ka mbetur e zbrazur për të krijuar mundësi ardhjen e popullatave të reja. Së dyti nuk ekziston as edhe një legjendë dhe asnjë shkrim për ardhjen e popullatave nga Italia, përkundrazi ka shkrime të lashtë për të kundërtën, si vajtën nga Pellazgjia në Apenine (Etruski) mbas Luftës së Trojës etj. Së treti nuk gjenden element për të bërë të besueshme atë mendim. Mbi të gjitha kënga labe nuk është e njohur përtej Adriatikut. Atëherë, ku duhet të mbështetet mendimi se toskët kanë ardhur nga Toskana?
Nëse lexojmë Matie Aref do të zbulojmë një të vërtetë të trishtuar. Në jug ilirianët, pasardhësit e drejt për së drejti të pellazgëve, luftuan me heroizëm të jashtëzakonshëm në mbrojtje të identitetit të tyre, ndërsa në veri të Shqipërisë u ndoq tjetër mënyrë. Në jug gjejmë kështjella të fuqishme, me gurë ciklopik, të cilat nuk i lanë forcat ushtarake greke të pushtonin dhe asimilonin Çamërinë (Epirin), në veri nuk gjejmë kështjella me gurë pellazgjik (ciklopik) ndonëse edhe ata u mbrojtën heroikisht nga pushtues të huaj. Por banorët liridashës mundën të mbrojtën dinjitetin duke u strehuar në malet e ashpra, ku armiqtë nuk mundën të futen.
Ndërsa veriu e ruajti me fanatizëm dialektin e lashtë, atë dialekt që ata e kanë dhe e përdorin edhe sot e kësaj dite. Përkundrazi, ai e toskërisht pësoi ndryshime të dukshme, në saj të jetës në grupe më të mëdha, ku ato erdhën në rrugë të natyrshme. Kështu, nëse do të ndjekim si ka arritur emri i qytetit të Vlorës do të na duhet të nisim vrojtimin që në emërimet më të hershme. Duhet të pranojmë që arkivat tona gjithnjë kanë qenë në shënjestër të të huajve, të cilët para se të hidhnin në dorë qytetin vraponin, i merrnin dhe përpiqeshin ti bënin të tyre. Ata i zhduknin ato që nuk mund ti përvetësonin. Në këtë drejtim krimet kanë bërë grekët e lashtë, romakët, por në kohë më të gjata kleri ortodoks grekë. Prandaj na duhet të kërkojmë në rrugë jo të lehta dhe jo të drejt për së drejta për të gjetur të dhëna të sakta. Kështu, për të mësuar si ka lindur emri i Vlorës le të ndjekim atë të lumit Vjosa. Dihet që lumi është derdhur në gjirin e Vlorës. Kur janë bërë gërmime për ndërtimin e themeleve të pallateve, janë gjetur anija të mbrojtura për shekuj nga lagështia nëntokësore, të cilat për fat të keq sot po i prishin. Edhe vet këneta e Nartës, shpjegojnë gjeografët, është pjesë e shtratit të këtij lumi. Vjosa në lashtësi është quajtur Aona. Ishte ky emri i lumit apo i qytetit, këtë le ta zgjidhin studiuesit e ardhshëm. Për problemin tonë duhet të theksojmë lidhjen e fortë, të cilët kanë ndikuar njëri te tjetri. Më pas ky qytet do të quhet Alona sipas Ptolemeut, pellazgut gjigant, babai i gjeografisë botërore. (Grekët, siç thekson Plutoni, gjatë gjithë historisë së tyre kërkonin të greqizojnë gjithçka vendase ndaj e quajtën Aulona, pra Gji, ndonëse ka studiues që e shpjegon me fjalët shqipe a ul ona- është ultësirë). Më pas ky emër u kthye në Valona, në Vlona dhe më në fund në Vlora. Pra shihet mjaftë mirë se edhe në Toskëri paska qenë e përhapur një herë e një kohë gjuha gegërishte. Kjo duket si rastësi, e cila më shumë të vë në mendime se sa të bind për vërtetësi.
Nëse ju bie rruga për në Vlorë, vetëm rreth 10 kilometra para se të arrini atje, do të shihni një tabelë në anë të rrugës që tregon se ndodheni pranë fshatit Trevllazër. Në toskërisht do të ishte Trevëllezër. Përse ky emërtim gegërisht në mes të toskërisht. Mos vallë banorët e lashtë të këtij fshati janë të ardhur nga Gegëria? Pyetje të tilla do tu lindin në çdo vend të Toskërisë. Kështu, në qendër të Labërisë do të gjeni fshatin Matogjin, nga i cili studiuesit janë të mendimit që janë krijuar lagjet e tjera të fshatit gjigant Smokthinë e Labërisë. Fshat është krijuar që në kohët e hershme. Kështjellat e lashta dhe mozaiku tepër interesant i tij, që sot ndodhet në muzeun e Historisë në Tiranë, tregojnë për banimin në kohën kur duhet të ketë jetuar Gjini, që me sa duket duhet të ishte i biri apo i nipi i Matos. Dhe logjikisht ky Gjini duhet të ketë jetuar në kohët tepër të lashta. Le të shohim një shembull tjetër. Pranë lumit të Shushicës, rreth 18 kilometra