Kush e komandon qëndrimin antipronar të ish politikanit Bashkim Kopliku
Nga Ahmet SULSTAROVA
Unë, Ahmet Sulstarova, që jam i përndjekur i regjimit komunist, i shpronësuar dhe Zv/kryetar i shoqatës Pronësi me Drejtësi, më çuditi dhe më bëri të mendoj gjatë prononcimi në shtyp i zotit, Bashkim Kopliku. Përse ky ish-deputet karrige thyer i Berishës, hiqet si mik, dashamirës apo kompetent dhe përpiqet të implikojë dhe të intrigojë shoqatën Pronësi me Drejtësi dhe shoqatën Bregdeti, me pronarët që po përpiqet ti mbrojë prej themelimit të saj? Me shkrime të përsëritura është bërë publike pse shoqatat tona u shkëputën nga PR dhe vendosën të kandidojnë me siglën e LZHK, për faktin se kjo parti dhe Poli i Lirisë, pranuan që anarkia e pronës të zgjidhet duke respektuar platformën e shoqatës që përbën dhe zgjidhjen përfundimtare të pronës private të trashëguar. Kush është ky shtetas, që përpiqet të justifikojë ligjet e nxjerra nga 1991 deri 1997, duke filluar nga ligji nr. 7501 Për tokën, kur dihet se ky ligj i shkel të drejtat e njeriut edhe më keq sesa bëri diktatori Enver Hoxha? Z. Bashkim Kolpiku intrigon kur na këshillon se Poli i Lirisë duhet të këmbëngulë për zbatimin e drejtë e të shpejtë të ligjit për tokën. Pra, na këshillon të bëhemi akseleratorë të asaj politike, që shoqata jonë e ka denoncuar publikisht, si antidemokratike, si shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe si tradhti ndaj kombit. Mesa duket, z. Kopliku kujton se pronarët e kanë harruar përmbajtjen e ligjeve, që politikanët e periudhës së post-komunizmit votuan 18 vjet më parë. Në dispozitat kryesore Kushtetuese, që u votuan më 29 prill 1991, u shfuqizua Kushtetuta Komuniste e vitit 1976. Fryma dhe përmbajtja e detyrimeve kushtetuese, i përcaktoi shtetit detyrimin për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare, pra shteti u ngarkua me detyrën që pronën e marrë pa të drejtë nga diktatura, ta kthente tek i shpronësuari. Ishte ligji Nr. 7491, ku thuhet se ekonomia e vendit bazohet në shumëllojshmërinë e pronave, iniciativën e lirë të të gjitha subjekteve ekonomike dhe në rolin rregullues të shtetit, (neni 10) dhe se të gjitha llojet e pronësisë gëzojnë mbrojtje të barabartë (neni 11). Në paragrafin e fundit të kësaj dispozite, të fundit thuhet shprehimisht se pasuritë që përbëjnë objekte të pronës shtetërore përcaktohen me ligj. Më 19 korrik 1991 u votua ligji Nr. 7501 në nenin 2 të të cilit thuhet se shteti u jep tokë personave fizikë a juridikë. -Ndalohet shitja dhe blerja e tokës, kurse në nenin 3 thuhet se kjo tokë jepet pa shpërblim. Në nenin 11, thuhet se ata që marrin tokë, detyrohen ta përdorin atë vetëm për qëllime bujqësore dhe në rast se nuk e përdor për këtë qëllim, gjatë një viti atij i hiqet e drejta e përdorimit të saj (neni 15). Po të krahasohet ligji 7501 në formën e tij fillestare, kur toka jepej në përdorim me ndryshimet e mëvonshme të tij del e qartë se çfarë orientimi kishin politikanët dhe specialistët, që e mbrojtën këtë ligj. Në nenin 23 thuhet se ata që nuk e shfrytëzojnë vetë tokën, që u është dhënë në pronësi ose përdorim apo bëjnë ndërtime pa leje etj, kur këto shkelje nuk formojnë vepra penale, dënohen administrativisht me 2000-5000 lekë gjobë etj. Më vonë edhe gjoba u hoq dhe me mënyra të ndryshme nga drejtuesit e politikës u nxit pushtimi i tokave dhe i pronave që shteti duhej dhe kishte detyrimin kushtetues tua kthente të zotëve të shpronësuar nga diktatura. Nuk e di se cili ka qenë qëndrimi i zotit Kopliku në këto procese kaq destruktive në kohën kur ai kishte porosi me rëndësi. Lëvizja e lirë, që pas vitit 1992 nxitej nga politikanët e papjekur dhe trumbetohej si fitore e demokracisë, praktikisht ishte nxitje e anarkisë dhe mohim i demokracisë.Politikanët qysh me ligjin Nr. 7715, dt. 2.6.1993 filluan ndryshimet edhe të këtyre dispozitave (nenet 1, 2, 3, 7, 19, 21 e 23 (ligji ka 26 nene) dhe më vonë, me ligjin Nr. 9244, dt. 17.06.2004 u shfuqizuan 7 nene të tjera, pra nga 26 nene 14 janë ndryshuar dhe shfuqizuar. Ligji famëkeq 7501, u bë strumbullari i anarkisë së pronës. B. Kopliku dhe klani anti-pronar e dinë mirë se ligji 7501, në fakt është zbatuar vetëm në 23 % të tokës dhe është mbrojtur e mbrohet nga politikanët që duan ndryshimin e identitetit kombëtar shqiptar. Por, a ishte i ligjshëm ky ligj? Së pari, më 19 korrik 1991 kur u miratua ligji 7501, nuk kishte dalë ende një ligj, që të përcaktonte se cilat ishin objektet që ishin pronë shtetërore. Për rrjedhojë, çfarë toke shpërndanë me kaq bujari pushtetarët në emër të shtetit? Në mënyrë të qartë, kemi një vazhdimësi të dhunës komuniste mbi pronën private, ku pronat e grabitura u bënë pre e politikanëve dhe e klaneve të tyre. Shteti megjithëse u shpall demokratik veproi me dy standarde, në Veri prona u shpërnda 100% sipas kufijve të para kolektivizimit komunist dhe nuk ndodhi asgjë e keqe, ndërsa në zonat turistike dhe në pjesën Tiranë-Durrës, politikanët kanë organizuar masakrën mbi pronat e pronarëve herë duke përdorur ligjin 7501 që trajtonte vetëm tokën bujqësore dhe herë të tjera u futën në lojë privatizimet nëpërmjet AKP, akordimi i titullit person i stimuluar etj. etj. Sipas B. Koplikut, ligji për tokën synoi të kthejë në pronarë privatë mbi gjysmën e shqiptarëve dhe të dëmshpërblejë pronarët, por në fakt ky ligj shërbeu vetëm për allishverishe, ndërsa pronarët i shpërfill plotësisht. Gjendja e sotme e bujqësisë shqiptare, dëshmon qartë se ligji Nr. 7501 shërbeu për të mashtruar popullin, por Bashkim Kopliku është orientuar të flas përçart ndonëse nuk kuptohet përse ai është riaktivizuar në këtë politikë, që i shkon për shtat tradhtisë kombëtare. B. Kopliku pa e pyetur askush nga pronarët, jep mendimin se nuk është në interes të ish-pronarëve, që akoma të kërkojnë shfuqizimin e ligjit, por ta pranojnë atë dhe të kërkojnë zbatimin e drejtë të ligjit për tokën. Ajo që të bie në sy menjëherë,
është termi djallëzor ish-pronarët, që Kopliku ashtu si Edi Rama apo të djathtë si
ata të kryesisë së Partisë Republikane, e përdorin rëndom. Ish-politikani, Kopliku duhet të rikujtojë se më 21.12.1995 doli ligji Nr. 8053 Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore. Me daljen e këtij ligji, ligji Nr. 7501 e mbaroi çdo funksion të tij dhe në mënyrë të heshtur apo të nënkuptuar u shfuqizua. Përse nevojitej më ekzistenca e ligjit Nr. 7501? Prandaj, pronarët sot fillimisht kërkojnë të deklarohen të paligjshme të gjitha ato veprime që janë kryer duke shkelur të drejtën e pronësisë. Hyrja në fuqi e ligjit Nr. 8053, e bën të pavlefshëm ligjin 7501 dhe të gjitha aktet e tjera për atë pjesë që kanë
shkelur të drejtën e pronës. Përsa i përket shpërblimit të pronarëve, Kopliku e pranon shpërblimin e pronarëve, por nuk na thotë se nga do të dalin ato 30 miliard Euro. Po në rastin kur pronari nuk dëshiron ta shes, përse të mos kompensohet përfituesi abuziv që
përgjithësisht është djali, vajza apo miku i këtij apo atij politikani? Po në rrethet e Veriut Tropojë, Dibër, Kukës, Mat, Krujë etj, ku pronarët kanë marrë tokat e tyre sipas kadastrës së para kolektivizimit komunist? Duke qenë se Kopliku, që votoi për të sjellë këtë gjendje, nuk na jep rrugëzgjidhjen e problemit, do të bënte mirë që të lodhte mendjen të gjente një rrugë vërtetë të mundshme, për zgjidhjen e këtij problemi. Pyetja që më mundon është se kush është i interesuar të riaktivizojë një limon të shtrydhur të politikës në dhënien e këshillave djallëzore si; hiqni dorë nga lufta kundër ligjit Nr. 7501 që të keni shpresë të kompensoheni fizikisht apo financiarisht. Mos vallë ky ish-politikan kur ka votuar ligjet gjysmake anti-pronare të pronave në Parlament, ka kujtuar se po iu jep lëmoshë pronarëve!! Duket më tepër si një shantazh, sesa një këshillë shtyrë nga një sedër e sëmurë për të mos pranuar se ka gabuar dhe nuk ndoqi deputetët e matur e
largpamës, si Heba dhe Baleta. Kur themi që ligji 7501 është antikombëtar, këtë e bëjmë për këto arsye, të cilat së paku z. Kopliku duhet ti dijë. -Ky ligj i jep tokën e pronarëve shqiptarë ardhacakëve me kombësi greke, që punonin me mëditje tokat e p