E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë, në protesta për pronat në Orikum



VLORË - Dita e 8 Marsit ka qenë ndryshe për gratë e Orikumit. Në ndryshim nga zonjat e tjera, të cilat gjatë ditës së djeshme kanë qenë në festë, ato kanë protestuar që në orët e para për pronat, të cilat janë kthyer në një konflikt të vazhdueshëm mes banorëve të zonës dhe qeverisë. Më shumë se 60 gra bllokuan ditën e hënë për disa minuta aksin rrugor Vlorë-Sarandë. Sipas tyre, protesta e zhvilluar ditën e djeshme është në vijim të protestave në lidhje me Ligjin Nr. 7501 për tokat e ish-ndërmarrjes bujqësore në Orikum. Ato thonë se apeli në ditën e 8 Marsit iu drejtua bashkëshortes së kryeministrit, zonjës Liri Berisha, e cila duhet të shikojë dhe çështjen e tyre pasi për shumë vjet gratë kanë punuar mbi këtë pronë duke e kthyer në një tokë të shfrytëzueshme, ndërsa sipas tyre sot ato nuk po arrijnë të marrin atë që u takon. Që prej disa muajsh kjo tokë është kthyer në burim konfliktesh dhe përplasjesh mes banorëve dhe ndërtuesve të një kompleksi pallatesh, të cilët e kanë marrë me vendimin e qeverisë. Madje, ka pasur edhe konflikt me forcat e rendit, pasi ata kanë bllokuar punimet e kompanisë, duke pretenduar se toka nuk është në përdorim, por është në pronësinë e tyre.

9 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›