Gratë nga mosha 30-60 vjeç duhet të bëjnë mamografi
Autori i Lajmit: red.
Në rreth 12 mijë ekzaminime mamografike të kryera gjatë një viti, 310 gra kanë rezultuar të kenë tumorin e gjirit. Shifra është bërë publike nga drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë në Ministri, Bardh Spahia, i cili ka theksuar se numri i grave me tumor në gji nuk është alarmant, por i krahasueshëm me vendet e tjera. Ndërkaq drejtori Spahia ka theksuar nevojën e ekzaminimit të kësaj sëmundjeje me qëllim parandalimin në kohë të tumorit të gjirit. Shërbimi i mamografisë ofrohet falas nga Ministria e Shëndetësisë në katër qendra të shtrira në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër nga projekti italian Interreg III, një projekt i përbashkët italo-shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia, gjatë një konference për shtyp dje, tha se projekti INTERREG III është një projekt i suksesshëm në fushën e luftës kundër kancerit të gjirit. Sipas tij, "në një vit janë kryer mbi 12 mijë ekzaminime mamografike, ku 310 gra kanë marrë përgjigje për praninë e sëmundjes së tumorit të gjirit". Ndërkohë, për sa i përket pozitivitetit të sëmundjes, Spahia sqaroi se "jemi në shifrat rreth 2.6 %, pra në shifrat ndërkombëtare". Me këtë rast, Spahia bëri thirrje "për ekzaminimin e këtyre sëmundjeve, me qëllim parandalimin e tumoreve të gjirit". Ai theksoi se "çdo grua, sidomos nga mosha 30-60 vjeç, duhet të bëjë mamografi, një ekzaminimim i lehtë për t u kryer, jo invaziv, i shpejtë dhe që të jep mundësinë të kapësh në kohën e duhur tumorin e gjirit". Ekzaminimet mamografike aktualisht kryhen falas, në kuadër të programit INTERREG III, ndërkohë që MSH po punon për gjetjen e zgjidhjeve më të mira për kryerjen e këtyre ekzaminimeve me përfundimin e këtij projekti. Shërbimi i mamografisë ofrohet falas në 4 qendra në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër si dhe nga kabineti i mamografisë në shërbimin e imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë dhe në konsultorin e gruas të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008