E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtrimet e përditshme ulin rrezikun për fraktura

Autori i Lajmit: red.
Gjenet mund të ndikojnë në dendësimin mineral të eshtrave dhe rrezikun e osteoporozës. Gjimnastika ndih-mon në osteoporozë. Ndryshimet në përditshmëri janë të rëndësishme për trajtimin e osteoporozës dhe është e nevojshme të praktikohen nga personat që vuajnë nga kjo sëmundje e eshtrave. Ushtrimet e rregullta mund të ulin gjasat e frakturave të eshtrave si pasojë e osteoporozës. Studimet kanë treguar se ushtrimet fizike i nxisin muskujt të mbështjellin eshtrat, duke i mbrojtur dhe ndoshta mund të sjellin edhe përmirësime - dendësim të tyre. Hulumtuesit kanë gjetur se gratë të cilat ecin 1 deri në 2 kilometër në ditë, kanë 4-7 vite më shumë jetë të eshtrave, se sa gratë të cilat nuk ecin. Por, para se të filloni ndonjë program të ushtrimeve fizike, sigurohuni që të merrni edhe mendimin e mjekut rreth kësaj.
Një gjen ndikon në zhvillimin e osteoporozës
Shkencëtarët kanë gjetur një gjen, i cili mund të ndikojë në zhvillimin e osteoporozës. Ky gjen quhet DARC-gjeni. Ai krijon një proteinë që ndihmon zbërthimin e eshtrave. Disa variacione të gjenit DARC rrisin prodhimin e kësaj proteine, që ka si efekt përfundimtar uljen e densitetit të mineraleve në eshtra. Studimet e DARC gjenit janë bërë në minj. Shkencëtarët thonë se këto arritje mund të çojnë në trajtime të reja për osteoporozën. Në osteoporozë, kockat bëhen tepër të dobëta dhe rrisin rrezikun përthyerje të tyre. Dendësia e ulët e mineraleve në eshtra mund të çojë në paraqitjen e saj. Gjenetika dhe faktorët e tjerë (ku përfshihen vitet, gjinia, ushqimi dhemënyra e të jetuarit) ndikojnë në rrezikun e osteoporozës. Shkencëtarët kërkojnë me ngulm gjenet që lidhen me osteoporozën. Një ekip nga Universiteti i Kalifornisë kanë studiuar gjenin DARC dhe dendësinë e mineraleve të eshtrave në minjtë- femra. Hulumtuesit kanë matur dendësinë minerale të eshtrave në femurin (kockë e këmbës) e miut. Disa prej minjve kanë pasur dendësi të ulët të mineraleve. Ata minj kishin një strukturë tjetër të ADN-së në gjenin DARC, dhe më shumë eshtra të shkatërruara, krahasuar me minj të tjerë. Studiuesit po ashtu studiuan minj femra me DARC gjen të mangët. Këta minj kishin dendësi të lartë mineralesh në eshtra dhe më pak eshtra të shkatërruara, se sa minjtë me gjenin DARC. Hulumtuesit erdhën në konkludimin, se variacione të caktuara të gjenit DARC mund të ndikojnë në dendësimin mineral të eshtrave.“Nëse gjetjet tona që shfrytëzuan modelin e miut, konfirmo-hen tek njerëzit, atëherë ne mund të jemi në gjendje të zhvillojmë terapi e cila bazohet në inhibimin e funksionit të gjenit DARC”, kanë thënë studiuesit. Sidoqoftë, këto arritje nuk sigurojnë se gjeni DARC është i vetmi gjen, që mund të ketë ndikim në osteoporozë. Në fakt, ka mundësi të jenë më shumë gjene që ndikojnë në masën kockore, siç njoftojnë ata. Nëse keni qenë të diagnostifikuar me osteoporozë, ju këshillojmë t i diskutoni këto 10 pyetje me mjekun tuaj:

Tab
10 pyetjet mbi osteoporozën që duhet t ia bëni mjekut tuaj
1. Sa e rëndë është osteoporoza tek unë?
2. A mund të jetë osteoporoza rezultat nga ndonjë sëmundje tjetër e imja?
3. A mundet që barnat që përdor, të shkaktojnë ose të përkeqësojnë osteoporozën tek unë?
4.A dëmton organizmin ndonjëri prej barnave të mi? Nëse po, a është e mundur të ndryshohen barnat ose doza?
5. Në rastin tim, cilat ndryshime në jetën e përditshme mund të jenë pjesërisht të rëndësishme për të mbrojtur kockat
6. A duhet të marr estrogjene ose testosteron?
7. Cfarë medikamentesh tjera duhet të marr, nëse është e nevojshme?
8. Cilat janë efektet anësore thelbësore të këtyre medikamenteve?
9. A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëj për të parandaluar frakturat (thyerjet)?
10. A ka ndonjë gjë, që duhet t ua them anëtarëve të familjes rreth mënyrave se si ata mund të ulin rrezikun e të sëmurit nga osteoporoza?

Ky lajm është publikuar: 21/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›