Reaksioni i 8 pacientëve, priten analizat
Autori i Lajmit: red.
Drejtuesit e spitalit të Korçës kanë vendosur kryerjen e analizave fiziologjike në qendrën sanitare të qytetit, një kampion i së së cilës do të dërgohet më pas në qendrën e kontrollit të barnave në Tiranë për të arritur në një konkluzion të qartë mbi solucionin tretës të serumit, që pak ditë më parë shkaktoi reaksion tek 8 pacientë të këtij spitali. Drejtori i spitalit rajonal të Korçës, Ilia Jatagani, tha dje se "aktualisht është dërguar për analizë fiziologjike një shishe me serum, e cila dyshohet të ketë shkaktuar reaksionin tek pacientët me sëmundje zemre". Ai shtoi se priten rezultatet e kësaj analize, ndërsa një kampion i ngjashëm do të dërgohet në Tiranë në qëndrën e kontrollit të barnave. Ndërsa, shefi i pavijonit të kardiologjisë në spitalin rajonal të Korçës, Ilia Skëndi, duke shpjeguar situatën e krijuar pak ditë më parë, tha se "tek 8 pacientë janë shfaqur raste të reaksionit pirogen (me temperaturë) dhe shkaku mendohet se ka qenë përdorimi i të njëjtit solucion fiziologjik". Ai theksoi se "ditën e shtunë u mblodhën në konsultë të gjithë mjekët kardiologë të spitalit të Korçës, e më pas nën interesimin e drejtuesve të këtij spitali, pacientët e prekur nga reaksioni u mbajtën nën mbikëqyrje të vazhdueshme, deri në përmirësim të shëndetit të tyre". Drejtuesit e spitalit të Korçës thanë se janë në pritje të rezultatit të analizave për të dhënë një përgjigje të qartë mbi shkakun e reaksionit tek një grup prej 8 pacientësh në këtë spital.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008