E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët e Tiranës ku ulet dhe rritet çmimi i tatueshëm i shtëpive

Autori i Lajmit: Denisa Kona
denisakona@hotmail.com

Tabelat e çmimeve të shitjes në tregun e lirë, të nxjerrë nga Enti Kombëtar i Banesave në muajin gusht, përmbysin çmimet e vendosura në muajin shkurt. Nga krahasimi i këtyre çmimeve me çmimet minimale fiskale të caktuara në shtojcat e udhëzimit të shkurtit, rezulton se tri zona në Tiranë kanë çmime taksimi më të larta se ato të tregut dhe për këtë arsye, çmimet referuese të tyre do të ndryshohen.
Dhe konkretisht, këto zona janë: Zona 5/2 e cila kishte çmimin minimal fiskal 122 000 lekë/m2, ndërsa vlerën mesatare të tregut e ka sipas Entit Kombëtar të Banesave 112 500 lekë/m2;
Zona 7/3 e cila kishte çmimin referues 85 400 ndërsa çmimin e tregut 85 000 lekë/m2
Zona 9/2 e cila e ka çmimin referues 103 700 lekë/m2 dhe çmimin e tregut 102 500 lekë/m2.
Për ta bërë më të thjeshtë për qytetarët, “Ballkan“ ka siguruar edhe hartën e zonave. Kështu tri zonat që do të kenë çmime referuese më të ulëta shtrihen në këto pjesë të Tiranës: Zona 5/2 shtrihet midis pallateve “Agimi„, shkollës “Vasil Shanto„ Stadiumit “Dinamo„ dhe Gardës. Zona 7/3 përfshin pellgun e ndërtimeve tek ish-Uzina “Enver„ tek Parku i Kamionëve deri tek rruga e Durrësit. Ndërsa zona 9/2 ka si pika orientimi Politeknikumin “Harri Fultz“, Stacionin e Trenit dhe rrugën Siri Kodra.
Por sakaq, ndërsa bëhet e ditur se do të ndryshojnë këto çmime referuese, që para se të aprovohet drafti i ri i Ministrisë së Financave ka dalë vendimi i qeverisë i cili i konsideron të fuqizuara tashmë ato. Por nuk është fjala vetëm për këto tri zona, por edhe për zonat e tjera të kryeqytetit, çmimet e të cilave janë rishikuar nga Enti Kombëtar i Banesave. Dhe pas rishikimit, pjesa më e madhe e tyre janë vlerësuar me çmime tregu më të larta. Ende Ministria e Financave nuk i ka shpallur ato si çmime reference (ndërkohë që në mënyrë paradoksale ato kanë marrë fuqi nga VKM-ja). Ndërsa në praktikë, sipas pohimeve që noterët bënë ditë më parë për “Ballkan“, po vazhdohet me çmimet e mëparshme sepse nuk u ka ardhur ende asnjë udhëzim tjetër që të shfuqizojë të parin. Por në njërën prej noterive na thanë se në përgjithësi po punohet me udhëzimin e shkurtit, ndërsa për 2-3 zona në Tiranë u kanë ardhur çmime të reja, pak më të ulëta dhe se për këtë janë vënë në dijeni qytetarët e interesuar që duan të shesin shtëpitë e ndodhura në këto zona „të amnistuara“.
R endohen banor et e kryeqytetit, leht esohen ata “t e provincave„
Me daljen e udhëzimit të Ministrisë së Financave, i cili do t u referohet pikërisht çmimeve të banesave evidentuara nga EKB, çmimet e reja të shtëpive për efekt fiskal do të rëndojnë pjesën më të madhe të banorëve të Tiranës, ndërsa do të lehtësojnë kryesisht banorët e bashkive të vogla. Pikërisht zonat më të populluara të vendit sidomos Tirana e Durrrësi, ku kryhet edhe numri më i madh i transaksioneve të pronave të patundshme, shitësit e tyre do të ballafaqohen me qindra mijë lekë tatime më të larta. Pra, rishikimi i çmimeve minimale fiskale do t e r endoj e grupe m e t e m edha qytetar esh dhe do t e leht esoj e grupe m e t e vogla. (Kujtojmë këtu se tatimi 10% aplikohet mbi fitimin kapital të realizuar nga diferenca mes çmimit të shitjes me çmimin e blerjes).
Në të gjitha zonat e tjera të kryeqytetit, çmimet e banesave janë më të larta sesa çmimet referuese mbi të cilat taksohen pronarët. Kështu p.sh. në zonën 1/1 (që shtrihet nga Unaza deri tek Materniteti i Ri), vlera mesatare e shitjes në tregun e lirë sipas EKB është 90 mijë lekë/m2, ndërsa çmimi minimal i shitjes për efekt fiskal ( sipas Udhëzimit të Shkurtit) është 79 300 lekë/m2. Zona ½ (që shtrihet tek Uzina e Autotraktorëvë) e ka çmimin në tregun e lirë 67 500 lekë/2 (sipas EKB), kurse çmimin sipas udhëzimit e ka 61mijë lekë/m2 e kështu me radhë...

Çmimet e referencës për shitjen e apartamenteve në Tiranë sipas
Udhëzimit të Shkurtit 2008

Zonat Çmimi minimal
fiskal në lekë/m2

1/1 Unaza-Materniteti i Ri 79300

1/2 Unaza e Autotraktorëve 61000

2/1 Zona e Bllokut, Liceu Rr.Elbasanit 152500

2/2 Sheshi A.Rustemi-Unaza-Rr.Elbasanit 109800

2/3 Min.Jashtme-Rr.Elbasanit-Q. Studenti 97600

2/4 Mihal Grameno-Sauk-Parku Kombëtar 61000

3/1 Spitalet-Shkolla e Bashkuar 63440

3/2 Kinostudio 61000

4/1 Unazë-Shishtufinë 61000

4/2 Bregu i Lumit 61000

5/1 Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 152500

5/2 Pall.Agimi,V.Shanto,St.Dinamo,Garda 122000

5/3 Pishinat, Rr.”Komuna e parisit” 79300

5/4 Rr.”K.Parisit”,Unaza,Sh.Teknologjike 73200

6 Unaza e re-Kombinat-Misto Mame 61000

7/1 Ish-Ekspozita-Gjykata-M.Shyri 109800

7/2 Inxh,21Dhetori, Zogu i zi,Rr.Ambas. 109800

7/3 Ish-Uzina “Enver”,parku i kamionëve, 85400
Rr Durrësit

7/4 Fusha e Aviacionit, Unaza e Re 63440

8/1 Pazari i ri 95160

8/2 Rr.Bardhyl,Tregu ushqimor,Unazë 76860

8/3 Nga tregu te ish-kombinati 63440

9/1 Sheshi Skënderbej, Muzeu,St.Trenit 122000

9/2 Politeknikumi, St.Trenit. 103700
Rr.Siri Kodra

9/3 Don Bosko 73200

10/1 Qendra, Kafe Flora,Sheshi Skënd. 122000
Ish- ekspozita

10/2 Rr.Durrësit,e Kavajës, M.Shyri 115900

10/3 Qemal Stafa,Kafe Flora, Zogu i Zi 109800

11/1 Rr.Durrësit , Don Bosko 79300

11/2 Lapraka 67100

11/3 Laprakë, Kthesë e Kamzës 61000

Komuna Farkë 73 200 lekë/m2
Komuna Dajt 61 000 lekë/m2
Komuna Kashar 48 800 lekë/m2
Për ndërtimet në komunat e tjera të Tiranës, çmimi minimal llogaritet 36. 600 lekë/m2.

(Këto çmime mund t i krahasojë çdo qytetar me çmimet e reja të Entit të Banesave dhe të konstatojë se sa janë rritur për zonën e tij, të llogarisë çmimin e shitjes zyrtare sipas vlerave të dhëna në udhëzim dhe pastaj sipas vlerave të reja, tatimin për rastin e parë dhe për rastin e dytë dhe të nxjerrë përfundimin se sa tatim më tepër do të paguajë me aplikimin nga noteritë të çmimeve të reja të shtëpive.)

Ky lajm është publikuar: 22/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›