E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si ta parandaloni gripin me komplikacione

Autori i Lajmit: red.
Për rastet kur temperatura nuk është shumë e lartë mund të operohet dhe me dhënien e ndonjë paracetamoli, por kurrsesi të antibiotikëve, pasi këto të fundit mund të ndikojnë negativisht në shtimin e sëmundjes. Kujdes gjithashtu prindërit duhet të bëjnë që më parë të bëjnë vizitën e fëmijës sapo të shfaqë simptomat dhe jo t u drejtohet farmacive për të blerë ilaçe

Ndalohet përdorimi i antibiotikëve të cilët e rëndojnë gjendjen shëndetësore. Stina e lagësht, ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave, kanë bërë që të shfaqen shenjat e para të gripit tek moshat e vogla. Por, të rrezikuar në të njëjtën masë janë dhe pacientët e moshës së tretë. Kjo ndodh si pasojë e imunitetit të dobët trupor që gëzojnë këto kategori ndaj luhatjes së shpeshtë të temperaturave. Probleme këto që mund të shfaqen në forma nga më të ndryshmet, që me simptomat e gripit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, bronkopneumoni dhe nëse nuk merren masat e duhura menjëherë për trajtimin e tyre, mund
të kalojnë dhe në forma më të rënda siç është ajo e ftohjes. Simptomat që shoqërojnë këto të fundit janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga djegiet e fytit, kollë e fortë therëse dhe e thatë, ftohje, si dhe
në masë gjendje rrufe me sekrecione nga hundët. Pacienti ndihet i lodhur dhe nuk është në gjendje që të kryejë aktivitete e tij si në ditët normale. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve të paraqitura janë bronkopneumoni që shoqërohen me kollë, gjendje rrufe, temperatura të larta. Ndërsa në raste më të rralla mund të kalojnë në bronkite apo ftohje të formave të rënda.
Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura shoqërohet me shfaqjen e temperaturave të larta. Kjo sidomos për fëmijët e moshave 2 deri në 5 vjeç ku temperatura vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Për këtë kategori duhet treguar një kujdes i veçantë, pasi komplikacionet mund të jenë vërtet të formave të rënda. Për të tilla raste mund të këshillohet dhe marrja e antibiotikëve, por kjo vetëm pas kontrollit të bërë në mënyrë të hollësishme nga mjeku. Ndërsa në situata të tjera, kur nuk ka më shumë se 38 gradë temperaturë, këshillohet që të pihet paracetamol disa herë gjatë ditës.
Bërja e vaksinës antigrip është dhe një ndër këshillat kryesore që duhet të mbajnë parasysh prindërit, sidomos për moshat e vogla dhe ato të mëdhatë. Gjithashtu, ju rekomandojmë që të bëni kujdes që të mos
aplikohet vaksina tek ata fëmijë të cilët kanë simptoma të shfaqura të gripit, pasi bërja e vaksinës në këtë rast nuk do të ketë efekt. Ndërkohë që vaksina antigrip duhet bërë gjatë kësaj periudhe pasi ka dhe sezonin e vet. Për rastet kur temperatura nuk është shumë e lartë mund të operohet dhe me dhënien e ndonjë paracetamoli, por kurrsesi të antibiotikëve, pasi këto të fundit mund të ndikojnë negativisht në
shtimin e sëmundjes. Kujdes gjithashtu prindërit duhet të bëjnë që më parë të bëjnë vizitën e fëmijës sapo të shfaqë simptomat dhe jo t u drejtohet farmacive për të blerë ilaçe të cilat janë super të dëmshme.
Realisht këto simptoma janë ngjitëse, ndaj duhet bërë shumë kujdes që të mos lihet i sëmuri në ambiente kolektive, sepse mund të kalojë gjendja dhe te pjesa tjetër që ndodhet aty. Kështu, fëmijët duhen
shmangur së qëndruari në vende të përbashkëta, ndaj duhet bërë dhe izolimi i tyre. Të shmanget përdorimi i rrobave sintetike të cilat pengojnë qarkullimin e lirshëm të ajrosjes. Nga ana tjetër, është e nevojshme që për fëmijët, të cilët vuajnë nga rrugët e frymëmarrjes, përveçse të qëndrojnë në regjim shtëpie, jepet dhe ilaçi me anë të pikatoreve. Këshillohet t u jepet sa më shumë lëngje në sasi dhe supa të ngrohta me përmbajtje vitaminash.

Këshilla praktike
Mos prekni fytyrën me duar
Mënyra më efektive për të parandaluar gripin është të merrni vaksinë të gripit. Kjo mund të mos jetë natyrale, por ndikon më mirë se çdo gjë tjetër. Por, ka edhe strategji të tjera, të cilat mund t i përdorni me shumë efektshmëri. Ja çfarë sugjerojnë profesionistët anglezë
Lani duart! Shumica e shkaktarëve të ftohjes dhe gripit përcillen me kontakt direkt. Dikush që ka grip, teshtin në duart e veta dhe pastaj prek telefonin, tastierën, një gotë kuzhine etj.Bakteret mund të jetojnë me orë, ndonjëherë edhe me javë dhe mund të përcillen nga personi tjetër i cili prek të njëjtat objekte. Prandaj, lani duart tuaja më shpesh. Nëse nuk keni afër asnjë vend për larje, mbani salveta të lagura (me alkool) ose fërkoni shumë fort duart tuaja së bashku për një minutë a më shumë. Kjo, po ashtu, ndihmon të shkatërroni shumicën e baktereve të ftohjes. Mos e mbuloni teshtimën dhe kollën me dorë
Kjo nuk duhet praktikuar, pasi kur bakteret dhe viruset kapen për dorë, mbulimi i kollitjes dhe teshtimës me duart tuaja rezulton me përcjelljen e baktereve tek njerëzit e tjerë. Kur ndjeni se teshtima ose kollitja po vjen, përdorni facoletë dhe pastaj hidheni atë menjëherë. Nëse nuk keni facoletë, largoni kokën tuaj nga njerëzit afër jush dhe kollituni në ajër. Mos e prekni fytyrën tuaj. Viruset e ftohjes dhe gripit hyjnë në trupin tuaj përmes syve, hundës ose gojës. Prekja e fytyrës është mënyra më e shpeshtë me të cilën fëmijët prano-jnë ftohjen dhe mënyra kyçe përmes të cilës ata e përcjellin këtë tek prindërit e tyre. Gripi dhe ftohja12 mënyra “natyrale” për të parandaluar ftohjen dhe gripin. Nuk ka ndonjë mënyrë të sigurt shërimi për ftohjen dhe gripin. Prandaj, parandalimi nga ato duhet të jetë qëllimi juaj. Rruga më e mirë për të shmangur ftohjen dhe gripin është të tentoni të bëni jetë të shëndetshme.

Ky lajm është publikuar: 21/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›