Gratë protestë para Bashkisë, PS: U organizua nga Topalli
TIRANë- Një sërë organizatash grash dhe organizata rinore protestuan sot para Bashkisë së Tiranës duke i kërkuar kreut të PS të ndërpresë grevën e urisë pasi sipas tyre rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave për shqiptarët.
Protestuesit thanë se është e paparanueshme që në mes të Tiranës të ngrihet Muri i Berlinit tani që shqiptarët kanë shansin të lëvizin si qytetarët e tjerë të Europës pa viza. Protestueset i bënë thirrje Ramës të mos përdorë gratë si barrikadë në greva.
Një lëvizje e tillë u njoftua që mbrëmë, ndërkohë që deputetet socialistë reaguan menjëherë, duke e cilësuar këtë një protestë të organizuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
"është një turp për vendin dhe për Parlamentit që drejtohet nga një zonjë e tillë"- kanë thënë deputetet e PS-së.
(m.a/BalkanWeb)