Moisiu apel politikës: Gjeni gjuhën e komunikimit
TIRANE- Ish Presidenti i Republikës, Alfrend Moisiu u bën thirrje forcave politike të gjejnë gjuhën e komunikimit në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ambasada Italiane, Moisiu tha se klasa politike duhet të tregohet më e ndjeshme ndaj problemeve të vendit.
“I bëj thirrje forcave politike kryesore të mendojnë më shumë për këtë popull. Drejtuesit politikë duhet të tregohen më elastikë në kuptimin e zgjidhjes së problemeve të lindura, në mënyrë të vecantë të gjejnë forcën e duhur për tu treguar më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve dhe problemeve të njerëzve” theksoi ish presidenti Moisiu.
(e.n/BalkanWeb)