E Diel, 1 Nëntor 2026

Green Albania Berisha per energjine e rinovueshme

Siguria në investime që qeveria ka mundësuar do të jetë baza e ndërtimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Gjatë seminarit “Përmirësimi i kuadrit ligjor të energjive të rinovueshme në Shqipëri”, organozuar nga IFC, kryeminsitri dha garancitë për mbështetje të plotë ligjore për investimet e një lloji të ri në Shqipëri. Kryeminstri, ftoi donatorët, bankat dhe sipërmarrjet që të investojnë në hidrocentrale, impiante me energji diellore apo me erë.

"Hidrocentrale të mesme dhe të mëdha në Shqipëri  janë për tu ndërtuar rreth 445, të vogla mund të jenë më mijëra. Sot në ndërtim janë rreth 36 hidrocentrale, por janë shumë të tjerë që presin financime. Qeveria është e vendosur e gatshme  të vendosë kuadrin ligjor më stimulues, më inkurajues për ndërtimin e tyre", tha Sali Berisha, kryeministër.

Në takimin me biznesmenë, donatorë dhe përfaqësues të qeverisë ishte i pranishëm dhe ambasadori austriak në Tiranë. Zoti Florian Raunig përmendi investimet prej qindra milionë euro në vepra të rëndësishme energjetike në Shqipëri, si në hidrocentralin e Ashtës dhe projektin e Devollit.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›