Rritet prodhimi. Shqetesuese humbjet e energjise

Pas shumë vitesh bilance negative, sektori i energjisë elektrike ka njohur përmirësime të dukshme gjatë vitit të shkuar. Rritja e ndjeshme e prodhimit dhe eksporteve, ulja e importeve dhe humbjeve janë ndryshimet që prej vitesh priteshin. Shifrat zyrtare të nxjerra nga Instituti i Statistikave tregojnë se prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm, me mbi 47 për qind, krahasuar me vitin 2009.
Po gjatë këtij viti, importi i energjisë elektrike pati një ulje prej rreth 50 për qind ose e shprehur në sasi rreth 1 mijë giga vat orë. Duket se falë përmirësimeve në rrjet, gjatë 2010 u arrit dhe ulje e humbjeve të energjisë, por sërish kjo shifër mbetet shqetësuese. Edhe pse pati ulje me rreth 7 për qind krahauar me 2009-ën, gjatë vitit të shkuar humbën mbi 2 mijë giga vat energji, ose rreth 25 për qind e sasisë totale të energjisë për përdorim.
Falë rritjes së prodhimit ka pasur dhe përdorim më të lartë të energjisë. Abonentët familjarë kanë konsumuar mbi 56 për qind të energjisë së hedhur në rrjet, duke mbetur konsumatori kryesor i energjisë në vend .
Florian Papadhimitri