E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin shkurtimet e vendeve të punës

Pasojat e krizës financiare
kanë filluar të ndihen
menjëherë, kryesisht në
shkurtimin e vendeve të punës
në industrinë automobilistike
dhe në sektorin bankar. Kështu,
kompani të mëdha, që nga
"Chrysler" e deri te "Xerox", kanë
paralajmëruar shkurtime të
vendeve të punës. Situatë më të
rëndë kanë pasur tregjet aziatike,
të cilat u goditën nga rezultatet
e dobëta të eksporteve
japoneze, ndërkohë që edhe
tregjet në zhvillim e sipër kanë
pësuar goditje. Suedia dhe Zelanda
e Re i janë kundërpërgjigjur
situatës me uljen e përqindjeve
të interesit. Kryesisht, problematike
është situata për industrinë
e makinave, duke filluar
që nga ajo gjermane, amerikane,
italiane e japoneze. Ato
kanë paralajmëruar shkurtime
të vendeve të punës. Edhe
bankat kanë vepruar në të
njëjtën mënyrë. "Goldman Sachs
Group" planifikon që të shkurtojë
rreth 3000 vende pune,
ose rreth 10% të stafit. Ndër
monedhat që kanë pasur pak
frymëmarrje kanë qenë dollari
dhe jeni japonez. Dje ajo u rrit
dyfish më lart në krahasim me
euron, një ngritje kjo ndër më të
lartat e dy viteve të fundit, që
kanë qenë një periudhë shumë
e errët për monedhën e gjelbër.
Sipas ekonomistëve, efekti i
krizës financiare, që nisi në Shtetet
e Bashkuara me krizën e
pasurive të patundshme 15
muaj të shkuara, sapo ka filluar
që të ndihet dhe do të vihet re
shumë shpejt te biznesi. Të
goditura kanë qenë edhe tregjet
në zhvillim e sipër të vendeve të
Azisë. Shumë kompani të rëndësishme
parashikojnë një mbyllje
aspak pozitive për këtë vit,
pasi tashmë janë pjesë e
ekonomive që ndodhen në
gjendje recesioni. Ndër to
mund të përmendim "DoW
Chemical", "Xerox" apo "Starwoods
Hotel". Calper, fondi më
i madh publik i pensioneve, tha
gjithashtu se do të shkurtonte
vendet e punës në rast se situata
do vazhdonte të përkeqësohej.
Shefi i Korporatës së Sigurimit
të depozitës federale tha
se rregullatorët bankarë po
punojnë për të krijuar një program
garancish për huatë, që do
të shërbejë si një nxitës për
shërbimet dhe do të modifikojë
e rigjenerojë sektorin shumë të
goditur të huave. Presidenti i
Kinës, Jiabao, tha se vendi i tij
mund të ndikonte në një të
ardhme në stabilizimin e
tregjeve financiare botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›