Gregorian: Mlladiç, fshihet në Serbi
Ish gjenerali i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, fshihet në Serbi. Këtë e ka deklaruar Rafi Gregorian, zëvendësi i Përfaqësuesit të lartë në Bosnjë Hercegovinë gjatë komenteve të dhëna për mediat lokale.
Ai shtoi se Mlladiçi ka një rrjet mbështetësish në Bosnjë, por fshihet në Serbi. Mlladiç kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugoslllavinë për krime lufte dhe genocid. Ndërkaq Beogradi zyrtar thotë se nuk ka informacione për vendin se ku mund të jetë i fshehur Mlladiç. Ratko Mladiç ishte lideri i serbëve të Bosnjës gjatë luftës së Bosnjës. Ai është një ndër personat më të shumëkërkuar për konfliktin e Bosnjës ndërsa akuzohet për masakrën dhe shfarosjen e mijëra burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, një nga ngjarjet më tragjike registruar në vitin 1995. asokohe u vranë rreth 8000 burra e djem ndaj dhe pritet të ndalohet , të arrestohet e më pas të gjykohet nga gjykata e kombeve të bashkuara për krimet e luftës, me akuzën për krime kundër nejrëzimit, etj. Pasi jetoi i lirë për disa kohë në Beograd, Mlladiç u zhduk dhe u arratis kur u arrestua ish presidenti jugosllav Slobodan Miloseviç në 2001. Bashkë me Mlladiçin, ka edhe të tjerë persona që akuzohen për spastrim etnik.