E Diel, 1 Nëntor 2026

Rripi i Gazës, banorët braktisin shtëpitë nga përmbytjet

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Lindjen e Mesme në këtë fillimjavë, duke shkaktuar përmbytjen e disa zonave në qendër të Rripit të Gazës, dhe duke detyruar dhjetëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre. Helikopterët e vënë në dispozion kanë mundur të shpëtojnë disa persona që rrezikonin të rrëmbeheshin nga rrjedha e ujit. Shumë palestinezë në Rripin e Gazës kanë humbur shtëpitë e tyre të shkatërruara nga ofensiva izraelite në Hamas një vit më parë. E sikur të mos mjaftonte, reshjet e shiut i kanë shtuar edhe më tepër problemet për banorët e këtyre zonave. Mëngjesin e së hënës, një izraelit është raportuar i vdekur pasi makina e tij u përfshi nga vërshimet e ujit në jug të izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›