Ibrahimoviç sherr në dhomat e zhveshjes
Sulmuesi i përfaqësueses suedeze, Zlatan Ibrahimoviç, ka shfaqur shenja të theksuara zhgënjimi pas barazimit kundër Kombëtares së Shqipërisë.
Jetmir Halilaj
Ndeshja e vlefshme për Grupin I eliminator të “Botërorit 2010”, e luajtur të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë është mbyllur pa gola. Gazeta suedeze “Goteborgs-Posten” të dielën ka bërë të ditur se Ibrahimoviç pas ndeshjes ka refuzuar të flasë për media, ndërkohë që në dhomat e zhveshjes ai ka kritikuar me tone të larta disa nga shokët e skuadrës së tij. Sulmuesi i skuadrës italiane, Interit, ka pasur disa raste të mira shënimi, por goditjet e tij u pritën me sukses nga gardiani shqiptar Arjan Beqaj. Zhgënjimin e sulmuesit Ibrahimoviç e ka konfirmuar edhe trajneri i përfaqësueses suedeze Lars Lagerbak. “Ibrahimoviç ka qenë tepër i dëshpëruar me këtë rezultat, por nuk e dëgjova që t’iu bërtiste lojtarëve të tjerë të skuadrës, si në fushë apo edhe jashtë saj”, ka thënë strategu suedez. Edhe kapiteni i skuadrës skandinave, Henrik Larson, që në këtë përballje regjistroi paraqitjen e 100-të në fanellën e përfaqësueses së Suedisë ka thënë se ka qenë e vështirë të depërtohet në zonën e Shqipërisë. “Është shumë vështirë të fitosh kundër një skuadre që luan me nëntë futbollistë në mbrojtje”, ka thënë ai. Filozofia mbrojtëse e trajnerit Arie Han ka dëshpëruar edhe mesfushorin Anderson. “Ishte shumë vështirë të gjenim në zonë Ibrahimoviçin dhe Larsonin, sepse po të mundnim atëherë këtë edhe do ta bënim. Ata u treguan shumë të aftë në fazën mbrojtrëse dhe kjo duhet pranuar. Pas ndeshjes ka pasur shumë të zhgënjyer në dhomat e zhveshjes”, ka thënë mesfushori Daniel Anderson.
Pak më realist është treguar Sebastian Larson, i cili një pikë të fituar në Tiranë nuk e ka kuptuar si tragjike. “Është e natyrshme që asnjëri nuk është i kënaqur me këtë pikë, por duhet të vazhdojmë përpara. Tani na mbetet që këtë rezultat zhgënjyes ta rikuperojmë në ndeshjet e tjera”, është shprehur Sebastian Larson. Ndërkaq media suedeze ka kryqëzuar trajnerin Lars lagerbak për skemën (3-5-2) që ka përdorur në dy ndeshjet e fundit, teksa ka marrë një humbje 3-2 kundër Francës në miqësoren e 20 gushtit dhe një barazim 0-0 në transfertë kundër përfaqësueses kuqezi të drejtuar nga trajneri holandez, Ari Han. Shqipëria dhe Suedia ndeshjet e dyta në kuadër të grupit 1 do t’i zhvillojnë të mërkurën më 10 shtator. Kuqezinjtë presin në “Qemal Stafa” Maltën, ndërsa Suedia luan në shtëpi kundër Hungarisë. Grupin e kryeson Portugalia me tri pikë, pas fitores kundër Maltës me 4-0.