Grene, kur filozofët janë më aristotelianë
22/05/2005 “Faktet e së tashmes janë trillimet e së ardhmes”, thotë një lektor i shkencave. “Kurrë, kurrë mos ki besim tek asnjë teori”, thotë një tjetër. Duke rrahur mendimet sa të qarta dhe të turbullta pasionante, Marjorie Grene hyri në leximet filozofike, në portretin “Aristoteli”, të sjellë në shqip nga seria e botimeve “Ideart”, përkthyer nga Çelo Hoxha.
Grene thotë se sot mendohet që njohja është eksperimentale, dhe sa më eksperimentale të jetë, aq më mirë. Por kishte dhe grekë, të cilët mendonin në këtë mënyrë, për shembull, më të njohur janë pasuesit e Platonit, të cilët bashkarisht quhen Akademia e Mesme. Ndërsa, Aristoteli dhe Platoni, nuk besonin te një gjë e tillë. Grene thotë se ata ishin tërësisht të sigurt, se, që njohja të jetë njohje, duhet të jetë e saktë njëherë e përgjithmonë, e përjetshme - dhe si e tillë duhet që të jetë në gjendje të përballojë gërryerjet dhe shkatërrimin e kohës.
Në këtë përballje, gjithmonë bota ka qenë e detyruar të zgjedhë, herë si mënyrë të jetuari e herë si rrugë mendimi, midis Platonit dhe Aristotelit.
Më me fat, thotë Grene, kanë qenë filozofët, që nga antikët e gjer te modernët, të cilëve nuk u duhet më të jenë ose platonistë, ose arsitotelianë, por më platonistë apo më aristotelianë. Këtë dualitet, vetë Aristoteli e ka zgjidhur në favor të arsyetimit jetëgjatë kur tha: ”Amicus palto sed magis amica veritas”.
Aristoteli, në portretin filozofik të Grene, është dhe do të mbetet gjithmonë mjeshtri i mendimit kritik dhe ngulmues. Portreti i tij na shfaqet edhe në këtë libër si portret i mësuesit të atyre që dinë, që kanë kureshti dhe dyshim njëherazi.
Aristoteli është i pari mendimtar i madh i gjuhës filozofike teknike. Tezat e tij, që nga shëtitjet peripatetike e deri tek Etika Nikomake, Politika, Poetika, Dy poetet, Historia e kafshëve, Organoni, Metafizika, Retorika etj., janë ende teza referimi për veprat e filozofëve, sociologëve dhe psikologëve të sotëm.
Ndonëse prej këtij mendimtari të rrallë, kemi trashëguar veprën e rinisë, mahnitja e kësaj filozofie preku Averroen, Shën Tomas Akuinin, Bekonin, Kantin, Hegelin, Herbertin, Lesingun, Heideger, Vogel, Smith, Rasell, Brumbah dhe pasues të tjerë.
Portreti filozofik në këtë libër vjen përmes citimeve autentike, dhjetëra komenteve të autorëve të ndryshëm klasikë dhe dhjetëra komenteve të autorëve të ndryshëm klasikë dhe bashkëkohorë, si dhe një bibliografie tejet të pasur, si shpjegim dhe plotësim i opusit të pafundmë, të këtij filozofi që ndikoi më shumë se gjithçka tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor, që nga Rilindja Evropiane, e deri në ditët e sotme.