E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkolla profesionale, numri i licensave do të dyfishohet

22/05/2005  Do të kenë të drejtë të hapin shkollë teknike dhe ata që sapo janë diplomuar

Edhe ata që përfundojnë një shkollë teknike profesionale do të kenë të drejtën të marrin licensë për të hapur shkollë. Ligji do të ndryshojë, në mënyrë që të lejohet dhe kjo gjë. Ndërkohë, ministri Luan Memushi ka pohuar se deri tani ka patur kërkesa për të hapur shkolla jopublike profesionale, por kushti të cilin ato nuk plotësonin, ishte sigurimi i objektit ku do të jepej mësim, ndërtesa. Megjithatë, ky rregull i ri pritet që të dyfishojë numrin e shkollave. Në vendin tonë, 17 për qind e nxënësve vazhdojnë shkolla të mesme profesionale, ndërsa pjesa tjetër shkon në gjimnazin e përgjithshëm, ndërkohë që në të gjitha vendet jashtë 50 për qind shkojnë në shkolla të mesme teknike, ndërsa gjysma tjetër shkon në gjimnaze. Dihet që gjimnazet i përgatisin nxënësit për në universitet, ndërkohë që shkollat e mesme teknike të japin një profesion, zanat, për të cilat tregu i punës ka shumë nevojë, aktualisht. Kështu që, një nga kërkesat dhe të organizmave ndërkombëtare, lidhur me arsimin, është çelja e shkollave të reja profesionale. Duke qenë se shteti ka pak mundësi për të hapur shkolla të reja, ky boshllëk mbetet të plotësohet nga sektori privat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›