Të tjera foto të Sadamit
22/05/2005 “Kjo është një fyerje, për të shfaqur ish-presidentin në kushte të tilla. Tashmë Sadami i përket të kaluarës, atëherë cila është arsyeja për këtë? Eshtë punë e keqe e medias. Duan të degradojnë popullin iraken? Apo duan të provokojnë ndjenjat e tij”, tha Abu Barik, një biznesmen nga Bagdadi
“Sadam Huseini dhe regjimi i tij ishin të përgjakshëm dhe praktikuan vrasje në masë kundër popullit, kështuqë, çfarëdo që t’i ndodhë Sadamit, qoftë kur fotografohet lakuriq, apo duke larë rroba, nuk do të thotë asgjë për mua. Kjo është më e pakta që ai meriton”, tha një kurd 38-vjeçar
Një tabloid britanik botoi të tjera fotografi të Sadam Huseinit në burg dje, një ditë pasi kishte hapur faqen e parë me një foto të madhe të ish-udhëheqësit iraken, të veshur vetëm me mbathje.
Kryqi i Kuq Kombëtar, që është përgjegjës për monitorimin e të burgosurve të luftës, tha se fotografitë dhunojnë të drejtën e Sadamit për privaci. Ushtria amerikane dënoi botimin dhe urdhëroi një hetim për të zbuluar se si kishin dalë fotografitë.
Fotografitë e botuara dje përfshinin një foto të Sadamit të parë përmes telave me gjemba me një veshje të bardhë dhe të gjatë dhe një tjetër të ‘Ali Kimikut”, me rrobdeshambër dhe me një peshqir në dorë.
Eshtë e sigurtë se fotografitë ofendojnë ndjeshmëritë arabe dhe dëmtojnë edhe më shumë një imazh amerikan, i cili është tashmë goxha i përkeqësuar, për shkak të skandalit të abuzimit me të burgosurit në një burg të Abu Ghraib si dhe lajmeve – më vonë të tërhequra – të Njusuik lidhur me përdhosje të Kur’anit në Guantanamo Bay.
Kryeavokati i Sadamit, Ziad al-Khasavneh, tha se fotografitë “i shtohen akteve që praktikohen kundër popullit iraken”. Ai tha se do të hidhte në gjyq gazetën “dhe të gjithë ata që ndihmuan në nxjerrjen e këtyre fotografive”.
“The Sun” tha se fotot i kishte ofruar një zyrtar ushtarak amerikan, të cilin nuk e identifikoi. Ai shpresonte se publikimi i fotove do të ishte një goditje për kryengritjen irakene. Redaktori Dudman tha për AP se gazeta kishte paguar “një shumë të vogël” për fotografitë. Ai tha se bëhet fjalë për më shumë se 500 stërlina britanike.
Ushtria amerikane në Bagdad tha se botimi i fotove shkelte udhëzimet e ushtrisë së SHBA “dhe ndoshta udhëzimet e Konventës së Gjenevës për trajtimin njerëzor të individëve të burgosur”.
Një zëdhënës tha se do të merren në pyetje trupat që janë përgjegjës për ruajtjen e Sadamit. Zëdhënësi i Pentagonit tha se ushtarakët amerikanë në Irak besojnë se fotot janë të vjetra – ndoshta më shumë se një vit. “Kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, tha zëdhënësi.
Sadami, i cili u kap në dhjetor 2003, është i burgosur në një kompleks pranë aeroportit të Bagdadit, ku ndodhen edhe 110 të burgosur të tjerë.
Ndërkohë, ushtarakët nuk kanë konfirmuar burimet nga Pentagoni, të cilët thanë se Sadam ishte zhvendosur në një tjetër vend dhe fotot ishin marrë përmes kamerave të mbikëqyrjes.
Veç ushtarëve amerikanë, të tjerë që kanë mundësi të takohen me Sadamin janë ekipi i tij ligjor, prokurori Raed Johyee dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, i cili monitoron trajtimin e tij për pajtueshmëri me Konventat e Gjenevës.
“Marrja dhe përdorimi i fotografive është diçka e ndaluar”, tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq.
Veç fotografive të Sadamit në numrat e të shtunës, “The Sun” kishte botuar edhe fotografi të një burri dhe një gruaje. Ata u identifikuan si Al-Maxhid, i cili përballet me akuza për rolin e tij në sulmet me gaz helmues kundër minoritetit kurd në Irak dhe Huda Salih Mahdi Amash, një shkencëtare e bioteknologjisë, e njohur ndryshe si zonja Anthraks, e cila e mori emrin për shkak të rolit të saj në përpjekjet për ndërtimin e armëve biologjike të Sadamit.
Disa irakenë i quajtën fotografitë e Sadamit si më të fundit në një seri fyerjesh ndaj arabëve dhe myslimanëve. Të tjerë mendonin se poshtërimi ishte pikërisht ajo çfarë meriton diktatori 68-vjeçar.
Në kafenetë e Bagdadit, irakenët shihnin se si disa rrjete televizivë satelitorë arabë shfaqnin faqen e parë të “The Sun” me një foto të Sadamit vetëm në të mbathura. Të tjerë shfaqnin foto të tij të ulur, duke larë tesha, duke fjetur apo duke ecur në atë që e përshkruanin si oborrin e tij të burgut.
“Kjo është një fyerje, për të shfaqur ish-presidentin në kushte të tilla. Tashmë Sadami i përket të kaluarës, atëherë cila është arsyeja për këtë? Eshtë punë e keqe e medias. Duan të degradojnë popullin iraken? Apo duan të provokojnë ndjenjat e tij”, tha Abu Barik, një biznesmen nga Bagdadi.
Të tjerë nuk kishin këtë mendim. “Sadam Huseini dhe regjimi i tij ishin të përgjakshëm dhe praktikuan vrasje në masë kundër popullit, kështu që, çfarëdo që t’i ndodhë Sadamit, qoftë kur fotografohet lakuriq apo duke larë rroba, nuk do të thotë asgjë për mua. Kjo është më e pakta që ai meriton”, tha një kurd 38-vjeçar.
Presidenti Bush tha se nuk mendonte që fotografitë do të frymëzonin kryengritësit. “Nuk mendoj se një foto frymëzon vrasës”, tha Bush. “Këta njerëz motivohen nga një vizion për botën që është i prapambetur dhe barbar”.