“Ikën makinat, na u shtua xhiroja në lokale”
22/05/2005 Biznesmenët, letër Ramës
Një përfaqësi e biznesmenëve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në zonën e ish-Bllokut, i kanë drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, si dhe për dijeni Ministrisë së Rendit Publik, një letër me anë të së cilës mbështesin iniciativën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për kufizimin e lëvizjes së automjeteve në rrugët e zonës së ish-Bllokut, duke kërkuar respektimin e kësaj nisme. “Në bazë të nismës suaj të vitit të kaluar, për kufizimin e lëvizjes së automjeteve në rrugët ku ne zhvillojmë veprimtaritë tona dhe në disa rrugë të tjera të zonës së ish-Bllokut, në orare të caktuara të pasdites për muajt e verës dhe në bazë të konstatimeve tona, që në periudhën në fjalë, xhiroja ditore e veprimtarisë sonë ekonomike pati një rritje të ndjeshme, ne ju mbështesim fuqimisht edhe në këtë vit, në këtë ndërmarrje. Duke marrë shkas nga fakti që disa ditë më parë filloi përsëri kufizimi i lëvizjes së automjeteve, (por që ne kemi konstatuar me keqardhje se nuk është zbatuar rigorozisht këto ditët e fundit), ju kërkojmë me këmbëngulje që nisma juaj e sipërpërmendur të respektohet, siç ndodhi edhe vitin e kaluar”, mësohet të kenë shkruar ata në këtë letër.
Ndërkohë, ata sugjerojnë që përveç ndërprerjes së lëvizjes së automjeteve në zonën e ish-Bllokut në orët e pasdites, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, automjetet të mund të parkohen pingul me trotuarin dhe jo njëra pas tjetrës, siç ndodh aktualisht.