Vrioni, fotografia pa komerc
22/05/2005 Një tufë shkrimesh studimore për fotografinë, duke na bindur se mund të gjejmë vetë përgjigjen. Ky është thelbi i botimit të Qerim Vrionit “Fotografia-një grusht diell”, botimet “Logoreci”. Pa ndonjë titull tërheqës, në këtë punë kërkimore mbi një copës të historisë së fotografisë shqiptare, e veçanërisht mbi autorët e saj, Vrioni gjen mënyrat më komerciale, duke na servirur disa intimitete të pabëra shumë publike. Faktet historike a dokumentare që vijojnë si tregime të rrjedhshme, përkojnë me karakterin e materialit të trajtuar në këtë botim. Është një punë përzgjedhësi me informacion të pasur, thuhet në parathënien e botimit, ku gjendet dhe interpretimi psikologjik jo vetëm i objektit të fotografuar, por edhe i subjektit, pra i fotografit, i cili nuk na shfaqet si fiksues i rëndomtë. Dinastia e Marubëve, fama e fotografit Gjon Mili, duke u ndalur sidomos te ky njeri i pazbuluar fort në fotografinë tonë, apo shëtitja nëpër botën e fotografëve të famshëm në Botë, përbëjnë për studiuesin Vrioni dhe një dimension shpirtëror.
“...autori i librit është ndër njohësit më të mirë të fotografisë artistike në botën shqiptare. Analizat e tij estetike për një sërë fotografish të Marubëve dhe të Gjon Milit, na lirojnë nga antkhi gati shekullor i mungesës së kritikës së mirëfilltë të fotografisë artistike shqiptare”, shkruan artisti fotograf nga Prishtina, Fahredin Spahija.
Duke qenë njëkohësisht dhe risk, në këtë lloj studimi, risk komercial, Vrioni, ndoshta krijon me këtë vepër një linjë të re studimore për fotografinë, e palëvruar shumë në vendin tonë. Mungesa e gjykimi estetik dhe emocional drejt zonës artistike të fotografisë, ndoshta ka lënë pas dhe zhvillimin e kësaj gjinie, për pasojë dhe mosevidentimin, ashtu sikurse artet e tjera pamore.