Gjirokastër- Plagos kunatin dhe më pas vetëvritet, pas një sherri banal
Gjirokastër- Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sherri banal mes tyre në fshatin Sofratik të Gjirokastrës.
Shtetasi Agim Dida ka plagosur kunatin e tij me armë zjarri pas një debati në një lokal të fshatit. 38-vjeçari Alket Sala ka marrë plagë të rënda në gjoks dhe është dërguar në gjëndje të rëndë drejt spitalit të Gjirokastrës.
Pas rrethimit nga policia në një fushë të fshatit Dida ka vrarë veten me pistoletën që mbante në dorë. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i grindjes është bërë një divorc i mundshëm i viktimës me motren e autorit. Ndërkaq policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkrime të tjera me interes:
- Divjakë- Plagoset me thikë 22-vjeçari, pas një sherri banal Divjakë- Një grindje banale mes dy të rinjve ka sjellë...
- Tiranë- Vritet polici nga kolegu i tij, pas një sherri banal Tiranë – Një polic është vrarë pasi është qëlluar me...
- Pranga kreut të komunës, plagos kunatin Peshkopi- Arrestohet Afrim Nikli kryetar i komunës Muhur në Dibër,...