Sherri me Alban Rexhën, pyeten policët
Tre punonjës policie kanë dëshmuar dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke sqaruar incidentin me Alban Rexhën, Pajtim Seranin, Shamet Mejdanin dhe Enea Gegën. Këta të fundit janë arrestuar në datën 29 dhjetor të vitit të kaluar, pasi kanë qëlluar ndaj forcave të rendit. Pikërisht për sqarimin e kësaj ngjarjeje, akuza ka pyetur në cilësinë e dëshmitarëve punonjësit e policisë, të cilët kanë deklaruar se personat që janë arrestuar kanë qëlluar mbi furgonin e policisë. “Na kanë qëlluar dy herë. Nuk kemi ushtruar dhunë ndaj të ndaluarve”, mësohet se kanë thënë punonjësit e policisë. Sipas burimeve nga akuza, punonjësit e policisë kanë deklaruar se ata nuk kanë qëlluar në drejtim të të ndaluarve, por kanë qëlluar në ajër, duke dashur t’i trembnin. Ata kanë saktësuar se personat që ndodhen të arrestuar i kanë qëlluar drejtpërdrejti, pa asnjë paralajmërim.
#