E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 100 mijë protestues zbresin në rrugët e Athinës

Rreth 100 mijë demonstrues grekë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë së Jorgos Papandreut.
Sindikatat i bëjnë apel qeverisë të ulë taksat dhe të rrisë rrogat, si dhe të heqë masat drastike që ka ndërmarrë ajo, për të shpëtuar vendin nga kolapsi ekonomik. Ata i bënë apel qeverisë te marre mbledhë taksat prej atyre qe i kanë, dhe jo prej klasës punëtore që lufton për mbijetesë.

Marshimi i protestuesve filloi ne sheshin "Areos", dhe nëpërmjet rrugëve qendrore të kryeqytetit arritën përpara parlamentit. Në krye të protestave ishin sindikalistët e organizatës "Pame", të cilët mbështeten prej Partisë Komuniste greke. Në vazhdim, protestuesit iu drejtuan sheshit "Omonia" dhe më pas u shpërndanë me qetësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›