E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, protesta masive në rrugë

Mijëra protestues dolën sërish në rrugët e Athinës për të protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë Papandreu. Sot nuk ka patur incidente siç ka ndodhur në tubimet e mëparshme. Protestuesit me pankarta në duar marshuan në sheshin Areos dhe përpara Parlamentit. Në vazhdim protestuesit iu drejtuan sheshit "Omonia".

Sipas sindikatave janë afro 100 mijë vetë që i kërkojnë qeverisë Papandreu të ulë taksat dhe të rrisë rrogat , etj. Ata gjithashtu kërkuan që qeveria të marrë kreditë që i janë ofruar nga europianët.
Sindikatat kanë paralajmëruar grevën e radhës më datë 20 maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›