E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Athinë, mijëra të burgosur në grevë urie



Mijëra të burgosur grekë janë në grevë urie kundër kushteve të vështira në të cilat detyrohen të jetojnë. Protesta e cila është shtrirë në 8 burgje pritet të zgjerohet dhe më tepër. Sipas burimeve zyrtare, greva zhvillohet në burgjet Santa Stefano në Patrasso, në Koridallos të Athinës dhe në burgun e Janinës. Por, sipas shoqatës për të mbrojtur të drejtat e të burgosurve greva e urisë është shtrirë edhe në institutet e dënimit në Malandrino, 200 km në veriperëndim të Athinës, në burgun e femrave në Tebe, Grevena, në veri të Athinës, Domokos, në Greqinë qëndrore, dhe në burgun e të rinjve Volos.

SHBA
Obama, 4 opsione të mundshme për Afganistanin

Presidenti amerikan, Barak Obama po studion katër skenarë të mundshem për të ardhmen e misionit në Afganistan, por nuk do flasë për këtë në mbledhjen e këshillit të luftës që do të. Sipas CNN, asnjë opsion nuk parashikon largimin e menjëhershëm nga Afganistani, madje një prej tyre është dërgimi i 34 mijë trupave shtesë sipas kërkesës së gjeneralëve në terren. Sipas një majori të ushtrisë, në Afganistan mund të nisen 3 brigada me trupa tokësore, një brigadë marine dhe 11 mijë trupa mbështetëse.

Kinë
Statistikat, vazhdon rritja ekonomike

Statistikat e fundit nga Kina sugjerojnë se prodhimi industrial është rritur nga viti në vit me një ritëm më të shpejtë seç pritej. Edhe shitjet me pakicë kanë shënuar rritje më shumë sesa kishin pritur analistët, në kohën që çmimet për konsumatorët pësuan rënie. Statistikat nga Kina sugjerojnë se aktiviteti në fabrikat dhe punishtet e vendit u rritën 16.1 për qind në muajin tetor krahasuar me një vit më parë. Kjo është rritja më e madhe e shënuar që prej muajit mars të vitit të kaluar. Paketa e madhe stimuluese e vendit thuhet të ketë ndihmuar jashtë mase.

12 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›