Xhorxh Kluni: “Nuk mendoj të martohem dhe të kem fëmijë”
Rreth tyre është folur për muaj të tërë. Edhe tani gazetarët nuk ndalen me pyetjet ndaj Xhorxh Klunit dhe Elisabeta Kanalis, e cila pritet të jetë në kopertinën e revistës për meshkuj “Playboy”. Edhe pse ka përgënjeshtruar lajmin, amerikanët e konsiderojnë si modelen nudo të muajit. Xhorxh nga ana tjetër deklaron “Nuk mendoj të martohem dhe të kem fëmijë. Është një përgjegjësi e madhe të jesh prind”. Këto janë sinjalet e para të krizës mes tyre apo thjesht thashetheme? Fillimisht u mendua se gjithçka ishte false, më pas ata u shfaqën mbi tapetin e kuq dorë për dore duke shpallur zyrtarisht fejesën. Askush nuk e priste që bukuroshja italiane të mendonte ende për fotografi nudo. Ndërkaq Kluni në një intervistë për një media irlandeze deklaron: “Nuk mendoj për martesën dhe nuk mendoj se do të kem fëmijë”. Pas ndarjes nga bashkëshortja Talia Balsam në vitin 1993 aktori u betua publikisht se kurrë më nuk do të lidhej me dikë në atë mënyrë. “E thashë në një intervistë shumë kohë më parë se nuk do të lidhesha seriozisht me një femër. Kur je i famshëm mendon se është e rëndësishme t’u thuash fansave atë qe mendon, por nuk e kupton se ato gjëra të nesërmen do të bëhen tituj”,- është shprehur aktori hollivudian.
Lindsi Lohan: Lidhje sentimentale me Heth Lexher?
Nëna e aktores Lindsi Lohan, Dina, ka thënë se e bija ka pasur një lidhje sentimentale me aktorin e ndjerë Heth Lexher gjatë kohës së vdekjes së aktorit në janar të vitit 2008. Dina Lohan mendon se aktorja e filmit “Mean Girls” ishte e përfshirë në lidhje romantike me yllin e filmit “Dark Knight”, kur ai vdiq pas një teprimi me barna në muajin janar të vitit të kaluar. “Dhe ajo kishte një lidhje me Heth kur ai vdiq? Nuk e di nëse ju jeni të informuar, por e di sepse unë e ndaloja atë dhe ata ishin miq shumë, shumë të afërt, ok?”,- ka thënë nëna e aktores për “Radar Online”.
12 Nentor 2009