E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sëmuri mendor i bën atentat dyqanxhiut

Patos

Një i sëmurë mendor nga qyteti i Patosit bëhet sërish protagonist i një ngjarjeje të rëndë. Dje, rreth orës 21.00 të mbrëmjes, në lagjen “1 Maji” të Patosit Albert Yzeiraj ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të një bashkëqytetari. Fatmir Muhametaj, 50 vjeç nga Patosi, është plagosur rëndë me armë zjarri kur po hynte në pallatin e tij. Ai ka marrë tre plumba dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit. Sipas burimeve zyrtare policore, autor i krimit është 43-vjeçari Albert Yzeiraj, lindur në Cakran dhe banues në Patos. Dyshohet se ai është ndihmuar nga dy djemtë e tij. Yzeiraj njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë dhe mësohet se ka qenë disa herë në burg për plagosje, vjedhje dhe prishje të qetësisë publike. Gjithashtu ai njihet si i sëmurë mendor. Policia pas ngjarjes ka ushtruar kontroll në banesën e tij, por nuk e ka gjetur. Janë shtuar postblloqet në të gjitha lagjet e qytezës naftëtare. Ndërkohë që po kontrollohet çdo rrugë dhe çdo mjet që hyn e del në qytet. Paraprakisht policia deklaron se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë një borxh i vogël që autori i krimit i kishte viktimës së tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›