Maqedoni, koalicioni qeveritar pranë ndarjes
SHKUP-Koalicioni qeveritar në Maqedoni është pranë ndarjes dhe një vendim i tillë pritet deklarohet nga BDI, e cila një ditë më parë bojkotoi Parlamentin, për shkak të mosmarrëveshjeve me VMRO-DPMNE-në e kryeministrit Nikolla Gruevski.
Burime të larta brenda partisë shqiptare theksojnë për agjencinë e lajmeve INA, se BDI po shqyrton përfundimisht prishjen e koalicionit qeveritar dhe se deputetët e saj do të kthehen në Parlament vetëm në rast se do të votohej për shpërndarjen e tij.
“Ne nuk kemi çfarë të kërkojmë me VMRO-DPMNE, sepse sërish ka luajtur lojë jo transparente. Por njëkohësisht ky është skenar i kësaj partie që ne si BDI tani të kërkojmë shpërndarjen e Parlamentit, për shkak se kriza është thelluar”, ka theksuar zyrtari i BDI-së për agjencinë e lajmeve INA.
Por, BDI sot pritet zyrtarisht të deklarohet lidhur me zhvillimet e djeshme të bojkotimit të Parlamentit dhe mosmarrëveshjeve me VMRO-DPMNE-në.
Deputetët e BDI-së dje bojkotuan Parlamentin, pasi që kjo parti është shprehur kundër votimit të guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov, ndërsa mungesa e tyre ndërpreu punimet e Parlamentit, pasi që maxhoranca nuk ka 2/3 e deputetëve për të votuar kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor. Të premten është caktuar seanca e radhës për votimin e kreut të KSHZ-së dhe ndryshimeve të tjera, që janë pjesë e parakushteve për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme
(d.b/BalkanWeb)